Zhvendosja e aplikacioneve dhe miniaplikacioneve në ekranin Home Screen në iPhone
Mund t'i zhvendosni aplikacionet dhe miniaplikacionet kudo në ekranin Home Screen për të krijuar strukturën ideale - inkuadroni foton e sfondit, rreshtoni aplikacionet dhe miniaplikacionet përgjatë anës ose pjesës së poshtme, ose zvarritni ato në faqet e tjera të ekranit Home Screen. Nëse keni shumë faqe të ekranit Home Screen, secila prej tyre mund të ketë një strukturë unike. Gjithashtu mund të fshihni përkohësisht faqet e ekranit Home Screen, të ndryshoni vendin ku shkarkohen aplikacionet e reja dhe më shumë.
Këshillë: Mund t'i vendosni të gjitha aplikacionet dhe miniaplikacionet tuaja që lidhen me një Focus të veçantë (p.sh. Work Focus) në një faqe të Home Screen dhe ta bëni atë faqe të arritshme gjatë periudhës së Focus.
Zhvendosja e aplikacioneve dhe miniaplikacioneve në ekranin Home Screen
Prekni dhe mbani të shtypur sfondin e Home Screen deri sa artikujt të fillojnë të dridhen.
Zvarritni aplikacionin ose miniaplikacionin në një nga vendndodhjet e mëposhtme:
Një vendndodhje tjetër në të njëjtën faqe - duke përfshirë pjesën e sipërme, të poshtme ose anësore të ekranit
Një faqe tjetër e ekranit Home Screen
Zvarritni aplikacionin ose miniaplikaconin në anën e djathtë të ekranit. Mund t’ju duhet të prisni një moment që faqja e re të shfaqet. Pikat mbi Dock tregojnë se sa faqe keni dhe cilën po shfaqni.
Kur të mbaroni, shtypni butonin Home (në një iPhone me butonin Home) ose prekni sfondin e ekranit Home Screen (në modelet e tjera të iPhone).
Për të hequr një miniaplikacion, shikoni Hiqni një miniaplikacion nga ekrani Home Screen.
Rivendosja e ekranit Home Screen dhe i aplikacioneve në skemën e tyre origjinale
Shkoni te Settings
> General > Transfer or Reset iPhone.
Prekni Reset, prekni Reset Home Screen Layout dhe më pas prekni Reset Home Screen.
Çdo dosje që keni krijuar hiqet dhe aplikacionet që keni shkarkuar sistemohen në rend alfabetik pas aplikacioneve që keni marrë bashkë me telefonin tuaj iPhone.