Kontrolli i motit në iPhone
Kontrolloni motin për vendndodhjen tuaj aktuale. Shikoni parashikimin e ardhshëm për çdo orë dhe 10 ditë, shikoni informacione për motin e ashpër etj.
![Ekrani Weather që shfaq nga lart poshtë: vendndodhjen, temperaturën aktuale, temperaturat maksimale dhe minimale të ditës, parashikimin për çdo orë dhe parashikimi 10-ditor. Një radhë pikash poshtë në qendër tregon se sa vendndodhje janë në listën e vendndodhjeve. Në këndin poshtë djathtas është butoni Location List dhe në këndin poshtë majtas është butoni Show Map.](https://help.apple.com/assets/67104C956810595555038D9A/67104C9D2EEB5C79B1030278/sq_AL/52f208d65e040821dcf999c7153ef7d9.png)
Shënim: Weather përdor Location Services për të marrë parashikimin për vendndodhjen tuaj aktuale. Për t'u siguruar që Location Services janë aktivizuar, shkoni te Settings > Privacy & Security > Location Services > Weather. Aktivizoni Precise Location për të rritur saktësinë e parashikimit në vendndodhjen tuaj aktuale.
Kontrolli i parashikimit lokal dhe i kushteve të motit
Shkoni tek aplikacioni Weather
në iPhone.
Shfaqen detajet për vendndodhjen tuaj aktuale. Nëse nuk i shikoni, prekni
dhe më pas prekni My Location.
Rrëshqitni lart për të parë detajet e motit si p.sh.
Hourly forecast: Rrëshqitni ekranin e përdorshëm majtas ose djathtas.
Këshillë: Prekni parashikimin sipas orës për të parë parashikimin e temperaturave sipas orës, mundësinë e reshjeve, temperaturat e larta dhe të ulëta dhe më shumë. Prekni
për të ndryshuar kushtet e shfaqura të motit. Rrëshqitni majtas për të parë të njëjtin informacion për ditët në vijim.
10-day forecast: Shikoni kushtet e motit, mundësinë për reshje dhe temperaturat maksimale dhe minimale për ditët e ardhshme.
Severe weather alerts: Shikoni përditësimet për ngjarjet e motit si stuhitë dimërore dhe përmbytjet e papritura. Prekni sinjalizimin për të lexuar sinjalizimin e plotë të qeverisë.
Hartat: Shikoni një hartë që shfaq temperaturën, reshjet, cilësinë e ajrit ose kushtet e erës në zonë. Prekni hartën për ta parë në ekran të plotë ose për të ndryshuar pamjen e hartës midis temperaturës, reshjeve, cilësisë së ajrit dhe erës. Shikoni Shikimi i hartave të motit.
Air quality: Prekni për të parë informacionet shëndetësore dhe detajet për ndotësit e ajrit.
Shënim: Shkalla e cilësisë së ajrit shfaqet mbi parashikimin për çdo orë kur cilësia e ajrit arrin një nivel të caktuar për atë vendndodhje. Për disa vendndodhje, shkalla e cilësisë së ajrit shfaqet gjithmonë mbi parashikimin për çdo orë.
Lajme: Lexoni një artikull kur ka një histori në lidhje me motin në atë vendndodhje.
Detaje shtesë për motin: Shikoni informacione shtesë për motin si indeksi UV, era, dukshmëria, fazat e hënës dhe më shumë. Prekni një detaj të motit për më shumë veçori dhe informacione specifike për atë detaj.
Këshillë: Detajet Averages në lidhje me motin tregojnë se si temperatura ose reshjet e sotme krahasohen me mesataren historike; prekeni për informacion shtesë.
Disa veçori të aplikacionit Weather - si sinjalizimet e motit të ashpër, cilësia e ajrit, reshjet në orën tjetër dhe lajmet - nuk ofrohen në të gjitha shtetet dhe rajonet. Për të mësuar rreth burimeve të të dhënave për aplikacionin Weather, shikoni artikullin Disponueshmëria e veçorive dhe burimet e të dhënave në aplikacionin Weather në Apple Support.
Personalizoni njësitë e motit
Mund të ndryshoni njësitë e përdorura në të dhënat e motit. Kjo përfshin farenheit ose celsius për temperaturën dhe milje në orë, kilometra në orë, nyje ose shkallën Beaufort për erën.
Shkoni tek aplikacioni Weather
në iPhone.
Prekni
.
Prekni
, prekni Units dhe më pas bëni një nga sa më poshtë:
Ndryshoni njësitë e temperaturës: Prekni fahrenhait, celsius ose “Use system setting”.
Ndryshoni njësitë e erës, reshjeve, presionit ose distancës: Prekni
pranë njësisë aktuale të matjes, më pas zgjidhni një opsion.
Dërgimi i një raporti për motin
Mund ta raportoni motin në vendndodhjen tuaj nëse nuk përputhet me atë që shfaqet në aplikacionin Weather.
Shkoni tek aplikacioni Weather
në iPhone.
Prekni
, prekni
, më pas prekni Report an Issue.
Prekni opsionet që përshkruajnë më mirë kushtet e motit në vendndodhjen tuaj, më pas prekni Submit.
Informacionet që ndani me Apple nuk lidhen me Apple Account.