Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen
Kërkimi apo riemërtimi i një regjistrimi te Voice Memos në iPhone
Mund të kërkoni për regjistrime ose të riemërtoni çdo regjistrim.
Kërkimi për një regjistrim
Shkoni tek aplikacioni Voice Memos
(në dosjen Utilities) në iPhone.
Lëvizni poshtë nga mesi i listës së regjistrimeve për të shfaqur fushën e kërkimit.
Prekni fushën e kërkimit, vendosni një pjesë apo të gjithë emrin e regjistrimit, pastaj prekni Search.
Shënim: Gjithashtu mund të kërkoni për një fjalë ose frazë në një transkript duke e futur atë në këtë fushë.
Riemërtimi i një regjistrimi
Regjistrimi ruhet fillimisht me emrin New Recording ose emrin e vendndodhjes, nëse keni aktivizuar Location Services te Settings > Privacy & Security. Mund të ndryshoni emrin.
Shkoni tek aplikacioni Voice Memos
(në dosjen Utilities) në iPhone.
Prekni regjistrimin, prekni emrin dhe shkruani një të ri.
Shiko gjithashtuOrganizimi i regjistrimeve te Voice Memos në iPhone