Informacionet bazë për kamerën e iPhone
Mësoni se si të bëni foto me kamerën e iPhone. Zgjidhni nga modalitetet e kamerës si Photo, Video, Cinematic, Pano dhe Portrait dhe zmadhoni ose zvogëloni për inkuadrimin e fotografisë suaj.
Hapja e Camera
Për të hapur kamerën e iPhone, kryeni një nga më poshtë:
Prekni aplikacionin Camera
në ekranin Home Screen të iPhone.
Rrëshqitni majtas në ekranin Lock Screen të iPhone.
Prekni dhe mbani
në ekranin Lock Screen të Phone.
Hapni Control Center dhe më pas prekni
.
Siri: Thoni diçka si: “Open Camera”. Mësoni si të përdorni Siri.
Në modelet me një buton Action, mund të caktoni butonin Action për të hapur Camera. Shikoni Përdorni dhe personalizoni butonin Action në iPhone.
Në modelet e iPhone 16, klikoni te Camera Control për të hapur Camera.
Shënim: Për privatësinë tuaj, në këndin lart djathtas në ekran shfaqet një pikë jeshile kur Camera është në përdorim. Shikoni Kontrolli i aksesit te funksionet e harduerit.
Shkrepja e fotos
Hapni Camera
në iPhone.
Prekni butonin Shutter ose shtypni një nga butonat e volumit.
Në modelet e iPhone 16, klikoni te Camera Control për të hapur Camera dhe më pas klikoni përsëri për të nxjerrë një fotografi.
Ndërrimi i modaliteteve të kamerës
Modaliteti i fotografisë zgjidhet kur hapni për herë të parë Camera. Përdorni modalitetin Photo për të nxjerrë foto të palëvizshme, foto Live Photos dhe, në modelet e mbështetura, mund të bëni një portret në modalitetin Photo.
Hapni Camera
në iPhone.
Rrëshqisni majtas ose djathtas në ekranin e kamerës për të kaluar te një nga modalitetet e mëposhtme të kamerës:
Video: Regjistroni një video; shikoni Regjistrimi i një videoje.
Time-lapse: Krijoni një video lëvizjeje me intervale për një periudhë kohore; shikoni Regjistrimi i një videoje m zhvendosje në kohë.
Slo-mo: Regjistroni një video me efektin e lëvizjes së ngadaltë; shikoni Regjistrimi i një videoje me lëvizje të ngadalta.
Pano: Regjistroni një peizazh panoramik ose skenë tjetër; shikoni Bëni një foto panoramike.
Portrait: Aplikoni një efekt të thellësisë së fushës në fotot tuaja, shikoni Shkrepni një portret në modalitetin Portrait.
Cinematic: Aplikoni një efekt të thellësisë së fushës në videot tuaja (në modelet e mbështetura); shikoni Regjistron video Cinematic.
Spatial: Bëni fotografi dhe video hapësinore për t'i rijetuar në 3D në Apple Vision Pro; shikoni Bëni fotografi hapësinore dhe regjistroni video hapësinore për Apple Vision Pro.
Square: Bëni fotografi me një raport katror.
Në iPhone 11 dhe versione të mëvonshme, prekni
dhe më pas prekni 4:3 për të zgjedhur mes raporteve të pamjes si Square, 4:3 ose 16:9.
Për të caktuar një modalitet tjetër përveç Photo si modalitetin e parazgjedhur kur hapni Camera, shikoni Ruajtja e cilësimeve të kamerës në iPhone.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Hapni Camera
në iPhone.
Kryeni një nga më poshtë:
Në të gjitha modelet, kapni ekranin me dy gishta për të zmadhuar ose zvogëluar.
Në modelet e iPhone me sistemet e kamerës Dual dhe Triple, ndërroni mes 0.5x, 1x, 2x, 2.5x, 3x dhe 5x për të zmadhuar ose zvogëluar me shpejtësi (në varësi të modelit tuaj). Për një zmadhim më të saktë, prekni dhe mbani të shtypur kontrollet e zmadhimit dhe më pas zvarriteni rrëshqitësin djathtas ose majtas.
Në modelet e iPhone 16, shtypni lehtë dy herë Camera Control për të hapur një mbivendosje që tregon cilësimet e disponueshme të kamerës. Rrëshqitni gishtin në Camera Control te cilësimi Zoom, më pas shtypni lehtë për ta zgjedhur atë. Rrëshqitni gishtin për të zmadhuar dhe zvogëluar.