iOS 18
Importoni fjalëkalimet nga një menaxher tjetër i fjalëkalimeve te Passwords në iPhone
Në iOS 18.2 ose version më të ri, mund të importoni fjalëkalimet që keni eksportuar në një skedar CSV nga një menaxher tjetër i fjalëkalimeve.
PARALAJMËRIM: Fjalëkalimet tuaja të importuara mund të mos jenë të enkriptuara dhe mund të jenë të dukshme për këdo që mund të ketë qasje te skedari.

Shkoni te Settings
> Apps > Safari.
Nën History and Website Data, prekni Import.
Prekni Choose File, më pas zgjidhni skedarin CSV që keni eksportuar nga menaxheri tjetër i fjalëkalimeve.
Prekni Import to Safari.
Prekni Done.
PARALAJMËRIM: Për siguri, fshini skedarin nga i cili keni importuar.