Përdorimi i telefonit iPhone për rutinat tuaja të përditshme
Ndërkohë që vazhdoni me ditën tuaj, mund të përdorni aplikacionet në iPhone për të marrë udhëzime, për të bërë blerje dhe për të kontrolluar aksesorët në shtëpinë tuaj. Mund t'i vendosni gjithashtu në heshtje njoftimet kur jeni duke drejtuar makinën ose duke punuar, ose të lejoni vetëm njoftime specifike në lidhje me gjërat ku jeni të fokusuar.

Filloni ditën me informacionietqë ju duhen
Kur iPhone është duke u karikuar, mund ta vendosni në StandBy për të parë informacione të dobishme dhe në kohë me një shikim të shpejtë. Me StandBy, mund ta përdorni telefonin iPhone si një orë pranë krevatit që shfaq orën, temperaturën dhe informacione të tjera që mund të dëshironi t’i shikoni kur zgjoheni në mëngjes ose para se të shkoni për të fjetur.
Për të përdorur StandBy, lidheni telefonin iPhone me një karikues, vendoseni anash (në orientimin horizontal) dhe më pas prekni ekranin.

Marrja e udhëzimeve për te vendet tuaja të preferuara
Pavarësisht nëse jeni duke ecur në këmbë, me makinë apo me biçikletë, mund të përdorni aplikacionin Maps për të marrë udhëzime për te vendet që vizitoni shpesh, si shtëpia ose kafeneja juaj e preferuar, pa e futur gjithmonë adresën.
Në aplikacionin Maps , prekni
nën Library dhe më pas shtoni një vendndodhje.

Konfigurimi i një portofoli virtua
Mbani kartat tuaja të kreditit, abonetë e transportit publike, kartat e vaksinimit etj. në aplikacionin Wallet në telefonin tuaj iPhone. Kur shtoni një kartë krediti ose debiti tek Wallet, mund ta përdorni atë për të bërë pagesa të sigurta në dyqane dhe në internet, si dhe për të dërguar dhe marrë para nga shokët dhe familja.
Për të shtuar kartën tuaj të parë, hapni aplikacionin Wallet , prekni
në krye të ekranit dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

Qëndroni të fokusuar
Pavarësisht nëse jeni duke drejtuar makinën, duke punuar ose thjesht duhet të largoheni pak nga telefoni juaj iPhone, mund të konfiguroni një Focus për të vendosur përkohësisht në heshtje njoftimet që nuk përputhen me detyrën tuaj - dhe t'u tregoni të tjerëve që jeni të zënë.
Shkoni te Settings > Focus dhe më pas zgjidhni Focus që dëshironi të përdorni ose prekni
në krye të ekranit për të krijuar një të personalizuar.

Rikujtesat kur keni nevojë për to
Mund të përdorni aplikacionin Reminders për të bërë lista për detyra për projekte në shtëpi dhe lista ushqimesh që i renditin artikujt në kategori. Mund të merrni gjithashtu një rikujtesë për diçka kur të mbërrini në një vendndodhje të caktuar.
Për të krijuar rikujtesën tuaj të parë, hapni aplikacionin Reminders dhe më pas prekni New Reminder.

Keni harruar të fikni dritat?
Me aplikacionin Home në iPhone, mund të kontrolloni në mënyrë të sigurt aksesorët e mbështetur nga HomeKit, si p.sh. dritat, televizorët inteligjentë dhe termostatet nga çdo vend. Mund të krijoni gjithashtu automatizime që i bëjnë më të thjeshta rutinat tuaja normale, si p.sh. ndezja automatike e dritave të korridorit kur mbërrini në shtëpi natën.
Për të shtuar aksesorin tuaj të parë Works with HomeKit, hapni aplikacionin Home , prekni
në krye të ekranit dhe më pas prekni Add or Scan Accessory.
Dëshironi të mësoni më shumë?