Përdorimi i tastierës virtuale me VoiceOver në iPhone
VoiceOver ndryshon mënyrën se si e përdorni tastierën në ekran kur aktivizoni një fushë të redaktueshme teksti. Mund të vendosni, zgjidhni dhe fshini tekst; të ndryshoni gjuhën e tastierës; dhe shumë të tjera.
Vendosja e tekstit me anë të tastierës virtuale
Zgjidhni një fushë teksti, pastaj prekni dy herë.
Shfaqen pika e futjes dhe ekrani virtual.
Për të futur tekstin, kryeni një nga më poshtë:
Shkrimi standard: Zgjidhni një tast duke rrëshqitur majtas ose djathtas në tastierë, më pas prekni dy herë për të futur karakterin. Ose lëvizeni gishtin rreth tastierës për të përzgjedhur një tast dhe ndërkohë që vazhdoni të prekni tastin me një gisht, prekni ekranin me një gisht tjetër. VoiceOver shqipton tastin kur ai përzgjidhet dhe përsëri pasi karakteri të jetë futur.
Shkrimi me prekje: Prekni një tast mbi tastierë për ta përzgjedhur atë dhe pastaj ngrini gishtin lart për ta futur karakterin. Nëse prekni tastin e gabuar, rrëshqitni gishtin tuaj drejt tastit që dëshironi. VoiceOver shqipton karakterin për çdo tast ndërkohë që e prekni atë, por nuk e fut karakterin derisa ju të ngrini lart gishtin.
Shkrimi Direct Touch: VoiceOver është çaktivizuar vetëm për tastierën, prandaj mund të shkruani ashtu siç bëni kur VoiceOver është çaktivizuar.
Diktimi: Përdorni një prekje dyshe me dy gishta në tastierë për të filluar e ndaluar diktimin.
Për të futur një germë të theksuar, bëni një nga sa vijon:
Shkrimi standard: Zgjidhni karakterin e thjeshtë dhe pastaj prekni dy herë dhe mbajeni të shtypur deri sa të dëgjoni një ton që tregon se karakteret alternative janë shfaqur. Tërhiqni gishtat majtas ose djathtas për të përzgjedhur dhe dëgjuar zgjedhjet. Lëshoni gishtin për të futur përzgjedhjen aktuale.
Shkrimi me prekje: Prekni dhe mbani shtypur një karakter deri sa të shfaqen karakteret alternative.
Redaktimi i tekstit me anë të tastierës në ekran
Lëvizni pikën e futjes: Rrëshqitni lart ose poshtë për ta zhvendosur pikën e futjes së tekstit përpara ose prapa. Përdorni rotorin për të zgjedhur nëse do ta zhvendosni pikën e futjes së tekstit sipas karakterit, fjalës ose sipas rreshtit. Për të kapërcyer në fillim ose në fund, prekni dy herë tekstin.
VoiceOver krijon një tingull kur pika e futjes së tekstit zhvendoset, si dhe shqipton karakterin, fjalën ose rreshtin, përmes të cilit zhvendoset pika e futjes së tekstit. Kur zhvendoseni përpara me fjalë, pika e futjes së tekstit vendoset në fund të secilës fjalë, përpara hapësirës ose shenjës së pikësimit që vijon pas saj. Kur zhvendoseni prapa, pika e futjes së tekstit vendoset në fund të fjalës paraardhëse, përpara hapësirës ose shenjës së pikësimit që vijon pas saj.
Lëvizni pikën e futjes pas shenjës së pikësimit në fund të një fjale ose fjalie: Përdorni rotorin për të rrëshqitur prapa te modaliteti i karakterit.
Kur pika e futjes së tekstit zhvendoset sipas rreshtit, VoiceOver shqipton çdo rresht ndërkohë që kaloni përmes tij. Kur zhvendoseni përpara, pika e futjes së tekstit vendoset në fillim të rreshtit tjetër (përveç kur arrini në rreshtin e fundit të një paragrafi, kur pika e futjes së tekstit zhvendoset në fund të rreshtit të sapo shqiptuar). Kur zhvendoseni prapa, pika e futjes së tekstit vendoset në fillim të rreshtit të shqiptuar.
Fshini një karakter: Përdorni
.
Zgjidhni tekstin: Kryeni një nga më poshtë:
Caktojeni rotorin tek Text Selection, rrëshqitni lart ose poshtë për të zgjedhur Character, Word, Line ose Sentence, pastaj rrëshqitni majtas ose djathtas, për të lëvizur mbrapa ose përpara. (Mund t’ju duhet të aktivizoni Text Selection - shkoni te Settings
> Accessibility > VoiceOver > Rotor.)
Vendoseni rotorin tek Edit, rrëshqitni lart ose poshtë për të zgjedhur Select ose Select All dhe pastaj prekni dy herë. Nëse zgjidhni Select, fjala më pranë pikës së futjes së tekstit përzgjidhet kur ju prekni dy herë. Për të rritur ose zvogëluar përzgjedhjen, bëni një fërkim me dy gishta (lëvizni dy gishta para dhe prapa tre herë me shpejtësi, duke bërë një "z") për ta hequr menynë që shfaqet dhe më pas zmadhoni ose zvogëloni me gishta.
Pritni, kopjoni ose ngjitni: Vendoseni rotorin tek Edit, zgjidhni tekstin, rrëshqitni lart ose poshtë për të zgjedhur Cut, Copy ose Paste dhe pastaj prekni dy herë.
Rregullimi i fjalëve të keqshkruara: Caktojeni rotorin te Misspelled Words, pastaj rrëshqitni lart ose për poshtë për të kaluar te fjala e mëparshme apo pasardhëse e keqshkruar. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të zgjedhur një zëvendësim, pastaj prekni zëvendësimin.
Zhbëni: Tundeni iPhone, rrëshqitni gishtat majtas ose djathtas për të zgjedhur veprimin që duhet zhbërë dhe pastaj prekni dy herë.
Ndryshimi i cilësimeve të tastierës
Shkoni te Settings
> Accessibility > VoiceOver.
Prekni një nga më poshtë:
Typing Style: Mund të zgjidhni një stil të ri. Ose, vendoseni rotorin te Typing Mode, pastaj rrëshqitni lart ose poshtë.
Phonetic Feedback: Lexoni me zë tekstin sipas karaktereve. VoiceOver lexon në fillim karakterin, pastaj ekuivalentin e tij fonetik - për shembull, “f” dhe pastaj “foxtrot”.
Typing Feedback: Zgjidhni që të lexoni karakteret, fjalët, të dyja ose asnjë.
Verbosity: Prekni Deleting Text. Për ta bërë VoiceOver të shqiptojë germat e fshira me ton më të ulët, prekni Change Pitch.