Rivendosni cilësimet e privatësisë dhe sigurisë në rast urgjence
Mund të përdorni Safety Check në iPhone për të ndaluar me shpejtësi ndarjen e aksesit në pajisjen tuaj dhe të informacionit personal me të tjerët. Safety Check ju ndihmon të ndryshoni me shpejtësi kodkalimin dhe fjalëkalimin e Apple Account, të ndaloni ndarjen e vendndodhjes suaj me Find My, të kufizoni Messages dhe FaceTime në pajisjen në dorën tuaj dhe më shumë.
Shkoni te Settings
> Privacy & Security > Safety Check në iPhone.
Prekni Emergency Reset, prekni Start Emergency Reset, më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Mund ta përdorni gjithashtu Safety Check për të rishikuar dhe përditësuar periodikisht informacionet që ndani me njerëzit, aplikacionet dhe pajisjet. Për të mësuar më shumë se çfarë bën Safety Check, shikoni Si funksionon Safety Check në iPhone për t'ju mbajtur të sigurt në Udhëzuesin e përdorimit për sigurinë personale.
E rëndësishme: Mund të ndani po ashtu informacione që nuk mund të rishikohen apo të ndryshohen nga Safety Check, p.sh. llogaritë dhe fjalëkalimet, ndarja në median sociale dhe informacione të ndara nga një pajisje tjetër. Për t'ju ndihmuar të vendosni për hapa të tjerë për zvogëlimin e informacioneve që ndani, shikoni Për t'u pasur parasysh po ashtu kur përdorni Safety Check në Udhëzuesin e përdorimit për sigurinë personale.