Shtoni fotografi, video etj. te shënimet në iPhone
Në aplikacionin Notes, mund të shtoni fotografi, video dhe informacione nga aplikacionet e tjera, si p.sh. hartat, lidhjet, dokumentet etj.
Shtimi i një fotoje ose videoje
Shkoni tek aplikacioni Notes
në iPhone.
Një shënim, prekni
, pastaj zgjidhni një opsion.
Mund të zgjidhni një fotografi ose video nga bilblioteka juaj e fotografive ose nxirrni një fotografi ose video të re.
Këshillë: Për të vizatuar në një foto, prekni foton, pastaj prekni .
Për të ruajtur fotot dhe videot e shkrepura te Notes në aplikacionin Photos, shkoni te Settings > Apps > Notes dhe më pas aktivizoni Save to Photos.
Shtojini një shënimi informacion nga një aplikacion tjetër
Mund t'u shtoni shënimeve informacion nga një aplikacion tjetër në formë bashkëngjitjeje - për shembull, një vendndodhje te Maps, një faqe interneti në Safari, një PDF te Files ose një foto ekrani.
Në aplikacionin që po përdorni, hapni artikullin që dëshironi të ndani (për shembull, një hartë apo faqe interneti).
Prekni Share ose
dhe më pas prekni Notes ose New Quick Note.
Ndryshoni madhësinë e pamjes paraprake të bashkëngjitjeve
Shkoni tek aplikacioni Notes
në iPhone.
Në një shënim, mund të ndryshoni madhësinë e pamjes paraprake si më poshtë:
Një bashkëngjitje e vetme: Prekni dhe mbani bashkëngjitjen, prekni View As, më pas zgjidhni Small ose Large.
Të gjitha bashkëngjitjet në një shënim: Prekni
, prekni Attachment View, më pas zgjidhni Set All to Small ose Set All to Large.
Shfaqja e të gjitha bashkëngjitjeve te Notes
Shkoni tek aplikacioni Notes
në iPhone.
Mbi listën e shënimeve, prekni
, pastaj prekni View Attachments për të parë miniaturat e fotografive, lidhjeve, dokumenteve dhe bashkëngjitjeve të tjera. (Nuk shfaqen bashkëngjitjet në shënimet e kyçura.)
Për të shkuar te një shënim me një bashkëngjitje specifike, prekni miniaturën e bashkëngjitjes, pastaj prekni Show in Note.