iOS 18
Krijoni një fjalëkalim për një sajt uebi ose aplikacion në iPhone
Telefoni juaj iPhone mund të gjenerojë një fjalëkalim për ta përdorur në një sajt uebi ose aplikacion.

Shkoni tek aplikacioni Passwords
në iPhone.
Prekni All.
Prekni
në këndin poshtë djathtas.
Një fjalëkalim i sigurt është krijuar për ju.
Futni detajet rreth sajtit të uebit ose aplikacionit dhe një emër përdoruesi për llogarinë tuaj.
Prekni Save.
Gjithashtu mund të krijoni një fjalëkalim kur regjistroheni për shërbime në sajtet e uebit dhe në aplikacione. Shikoni Krijimi i një fjalëkalimi të fortë për një llogari të re.