Personalizoni aplikacionet dhe miniaplikacionet në ekranin Home Screen në iPhone
Mund të personalizoni ikonat e aplikacioineve dhe miniaplikacioneve në ekranin Home Screen duke ndryshuar ngjyrën e tyre, duke shtuar një nuancë, duke i bërë ato më të mëdha ose më të vogla dhe duke hequr emrin e aplikacionit.
![Një ekran i personalizuar Home Screen me ikona të ngjyrosura me ngjyrë ari dhe të renditura rreth anës së sipërme dhe të djathtë të fotografisë për të krijuar kornizën e fotografisë.](https://help.apple.com/assets/67104C956810595555038D9A/67104C9D2EEB5C79B1030278/sq_AL/a7c3d4199d34e1e2c97340765451c667.png)
Prekni dhe mbani të shtypur sfondin e Home Screen deri sa ikonat të fillojnë të dridhen.
Prekni Edit në krye të ekranit dhe më pas zgjidhni Customize.
Kryeni një nga më poshtë:
Bëjini ikonat më të mëdha: Prekni Large. (Në madhësinë e madhe, emrat e aplikacioneve zhduken.)
Zgjidhni një pamje të errët ose të çelur për ikonat dhe miniaplikacionet: Prekni Dark ose Light. Për të shfaqur ikonat dhe miniaplikacionet me një pamje të errët gjatë natës dhe një pamje të çelur gjatë ditës, prekni Automatic.
Shtoni një nuancë ngjyrash në ikonat dhe miniaplikacionet tuaja: Prekni Tinted. Përdorni rrëshqitësit për të zgjedhur ngjyrën dhe ngopjen e ngjyrës. Gjithashtu mund të përdorni pikatoren për të zgjedhur një ngjyrë në sfondin tuaj për ikonat.