Ftoni të tjerët të kontrollojnë aksesorët në shtëpinë tuaj në iPhone
Në aplikacionin Home, mund të ftoni njerëz të tjerë që të kontrollojnë të gjithë aksesorët tuaj inteligjentë ose të ftoni një vizitor që të kontrollojë disa ose të gjitha dyert, bravat dhe aksesorët e sistemit tuaj të sigurisë gjatë periudhave të caktuara.
Shënim: Aksesi në distancë dhe aksesi i viyitorëve kërkojnë një qendër shtëpie, si p.sh. një altoparlant të HomePod ose Apple TV 4K.
Ftoni banorët që të komandojnë aksesorët
Banorët e shtëpisë kanë akses lokal dhe opsional në distancë në të gjithë aksesorët në shtëpi në çdo kohë.
Shkoni tek aplikacioni Home
në iPhone.
Në skedën Home, prekni
, pastaj prekni Add People dhe më pas prekni Resident.
Prekni
për të zgjedhur personat me Apple Account nga lista juaj e kontakteve, ose vendosni adresat e tyre të emailit të Apple Account në fushën To.
Prekni Invite.
Kërkojini të ftuarit të kryejë një nga më poshtë:
Te njoftimet: (iPhone ose iPad) Prekni Accept.
Tek aplikacioni Home: (iPhone ose iPad) Në skedën Home, prekni
, prekni Home Settings dhe më pas prekni emrin e të ftuarit.
Në Apple TV: Të prekë Show Me on Apple TV, pastaj të aktivizojë një a më shumë pajisje Apple TV.
Ftoni vizitorët të kontrollojnë aksesorët
Vizitorët në shtëpi kanë vetëm akses lokal në dyer, brava dhe aksesorë specifikë të sistemit të sigurisë në një orar të caktuar.
Shënim: Aksesi për Home Guests kërkon iOS 18, iPadOS 18 ose version më të ri.

Shkoni tek aplikacioni Home
në iPhone.
Në skedën Home, prekni
, pastaj prekni Add People dhe më pas prekni Guest.
Prekni
për të zgjedhur personat me Apple Account nga lista juaj e kontakteve, ose vendosni adresat e tyre të emailit të Apple Account në fushën To.
Zgjidhni një nga sa vijon për orarin e vizitorëve:
Anytime: Vizitori mund të aksesojë aksesorët e zgjedhur në çdo kohë.
Specific Dates: Vizitori mund të aksesojë aksesorët e zgjedhur vetëm në datat e specifikuara.
Specific Days & Times: Vizitori mund të aksesojë aksesorët e zgjedhur vetëm në ditët dhe gjatë orareve të specifikuara.
Zgjidh se në cilat dyer, brava dhe aksesorë të sistemit të sigurisë mund të ketë akses vizitori.
Prekni Invite.
Kërkojini të ftuarit të kryejë një nga më poshtë:
Te njoftimet: (iPhone ose iPad) Prekni Accept.
Tek aplikacioni Home: (iPhone ose iPad) Prekni
, prekni Home Settings dhe më pas prekni emrin e të ftuarit.
Lejojuni të tjerëve të hapin televizorët dhe altoparlantët që mbështesin AirPlay
Shkoni tek aplikacioni Home
në iPhone.
Në skedën Home, prekni
, më pas prekni Home Settings.
Prekni Speaker & TV dhe më pas zgjidhni një opsion.
Mund të lejoni këdo, ata që ndodhen në të njëjtin rrjet ose vetëm personat që keni ftuar të ndajnë shtëpinë. Mund të kërkoni gjithashtu një fjalëkalim që lejon hyrje tek altoparlanti. Për të mësuar më shumë rreth altoparlantit HomePod dhe aksesit me Apple TV, shihni Udhëzuesi i përdorimit të HomePod dhe Udhëzuesi i përdorimit të Apple TV.