Filloni me Health në iPhone
Aplikacioni Health në iPhone ruan të dhëna shëndetësore nga një sërë burimesh të ndryshme: iPhone, iPad, Apple Watch, nga aplikacione të përputhshme dhe pajisje të palëve të treta. Mund të konfiguroni një orar gjumi, të kontrolloni nivelet e kufjeve, të planifikoni se kur duhet të merrni medikamentet tuaja dhe shumë më tepër.

Gjejini të dhënat tuaja shëndetësore në një vend të vetëm
iPhone ruan dhe analizon automatikisht detaje të vlefshme shëndetësore, duke përfshirë të dhënat e lëvizjes, historikun e gjumit, si edhe të dhënat shëndetësore nga ofruesit mjekësorë. Gjithashtu mund të shtoni manualisht informacione në lidhje me medikamentet që po merrni, ciklin menstrual dhe më shumë. Për të shfaqur të gjitha të dhënat tuaja shëndetësore, hapni aplikacionin Health dhe lëvizni poshtë për të parë pikat kryesore.

Plotësoni detajet tuaja shëndetësore
Për të personalizuar eksperiencën tuaj, shtoni emrin tuaj, datëlindjen, gjininë dhe informacione të tjera bazë te Health Details. Për të modifikuar detajet tuaja shëndetësore, prekni Summary, prekni foton ose inicialet tuaja lart djathtas, prekni Health Details dhe më pas prekni Edit.

Planifikoni medikamentet tuaja
Krijoni një listë të medikamenteve që po merrni, planifikoni se kur do t'i merrni dhe regjistroni kur i merrni ato. Për të shtuar një medikament të ri, prekni Browse, prekni Medications dhe më pas prekni Add a Medication.

Gjurmimi i ciklit tuaj menstrual
Me Cycle Tracking, mund të regjistroni periodat, të regjistroni simptoma si ngërçet dhe të monitoroni faktorët e ciklit si laktacioni. Mund ta përdorni atë edhe për t’ju ndihmuar të parashikoni se kur do të fillojnë periodat ose periudha e fertilitetit. Për të konfiguruar Cycle Tracking, prekni Browse, prekni Cycle Tracking dhe më pas prekni Set Up Cycle Tracking.
Dëshironi të mësoni më shumë?