Caktoni sinjalizimet e largimit në rast se e harroni një AirTag ose një artikull te Find My në iPhone
Në aplikacionin Find My, mund të aktivizoni sinjalizimet e largimit për një AirTag ose një artikull tjetër që të mos e harroni atë aksidentalisht. Do të merrni një sinjalizim sa herë që pajisja që ndan vendndodhjen tuaj largohet nga artikulli.
Mund të caktoni po ashtu Trusted Locations, të cilat janë vende ku mund ta lini artikullin tuaj pa marrë një sinjalizim.
E rëndësishme: Për të marrë sinjalizime për ndarjen, sigurohuni që të lejoni njoftimet për aplikacionin Find My. Shikoni Ndryshimi i cilësimeve të njoftimit në iPhone. Ndarja e vendndodhjes dhe gjetja e artikujve nuk ofrohen në të gjitha vendet ose rajonet.
Shkoni tek aplikacioni Find My
në iPhone.
Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni emrin e artikullit për të cilin dëshironi të caktoni një sinjalizim.
Nën Notifications, prekni Notify When Left Behind.
Aktivizo Notify When Left Behind.
Nëse dëshironi të shtoni një Trusted Location, mund të zgjidhni një vendndodhje të sugjeruar ose prekni New Location, zgjidhni një vendndodhje në hartë dhe më pas prekni Done.
Prekni Done.