Ndryshoni periudhën e pushimit, objektivin e gjumit dhe më shumë në Health në iPhone
Mund të ndryshoni opsionet për Sleep si kohëzgjatja e periudhës së çlodhjes, sa orë gjumë dëshironi të bëni etj.
Shkoni tek aplikacioni Health
në iPhone.
Prekni Browse djathtas poshtë, pastaj prekni Sleep.
Lëvizni poshtë për te Your Schedule, pastaj prekni Full Schedule & Options.
Lëvizni poshtë tek Additional Details dhe më pas bëni ndryshimet tuaja:
Periudha e pushimit: Prekni Wind Down, më pas zgjidhni sa minuta ose orë do t'i jepni vetes për të pushuar përpara orarit të planifikuar të gjumit. Sleep Focus aktivizohet në fillim të periudhës së pusyhimit.
Objektivi i gjumit: Prekni objektivin e Sleep pastaj zgjidhni një orar. Çdo planifikim i ri që konfiguroni pasqyron objektivin tuaj të ri.
Njoftimet e gjumit: Aktivizoni ose çaktivizoni Sleep Reminders ose Sleep Results.
Shënim: Njoftimet e Sleep Results kërkojnë të dhëna nga Apple Watch ose aplikacione dhe pajisje të tjera të monitorimit të gjumit.