Konfiguroni Apple Pay tek Wallet në iPhone
Përdorimi i Apple Pay mund të jetë më i thjeshtë dhe më i sigurt se përdorimi i një karte fizike. Me kartat tuaja të ruajtura në aplikacionin Wallet , mund të përdorni Apple Pay për të kryer pagesa të sigurta në dyqane, për transport publik, në aplikacione dhe në faqe interneti që mbështesin Apple Pay. Te Messages, përdorni Apple Pay për të dërguar e marrë para nga shoqëria dhe familja, si dhe për të bërë blerje nga bizneset pjesëmarrëse.
Për të konfiguruar Apple Pay, shtoni kartat tuaja të debitit, kreditit dhe të parapaguara tek Wallet.

Shtimi i një karte krediti ose debiti
Te Wallet, prekni
. Mund t’ju kërkohet të identifikoheni me Apple ID.
Zgjidhni një nga më poshtë:
Kartat e mëparshme: Zgjidhni kartën e lidhur me Apple ID, kartat që përdorni me Apple Pay në pajisjet e tjera ose kartat që keni hequr. Prekni Continue, pastaj futni numrin CVV të secilës kartë.
Karta e debitit ose e kreditit: Pozicionojeni iPhone në mënyrë të tillë që karta të shfaqet në kuadër ose futni të dhënat e kartës manualisht.
Përndryshe mund të keni mundësi të shtoni kartën tuaj nga aplikacioni i bankës apo i lëshuesit të kartës.
Lëshuesi i kartës përcakton nëse karta juaj është e lejueshme për Apple Pay dhe mund t'ju kërkojë informacion shtesë për të kryer procesin e verifikimit.
Caktimi i kartës standarde dhe rirenditja e kartave tuaja
Karta e parë që shtoni në Wallet bëhet karta e parazgjedhur për pagesat. Për të caktuar një kartë tjetër si standarde, nxirreni përpara të tjerave në radhë.
Tek Wallet, zgjidhni kartën tuaj standarde.
Prekni e mbani kartën, pastaj zvarriteni në krye të radhitjes.
Për të ripozicionuar një kartë tjetër, prekeni e mbajeni, pastaj zvarriteni në një vendndodhje të re.
Shënim: Dispozicioni i Apple Pay dhe i funksioneve të saj ndryshon sipas shtetit dhe rajonit. Shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Vendet dhe rajonet që mbështesin Apple Pay.