Dëgjimi i muzikës me Apple Music Voice në iPhone
Me iOS 15.2 ose versione të mëvonshme, Apple ofron Apple Music Voice Plan, një opsion abonimi për Apple Music i projektuar në lidhje me Siri. Thjesht me zërin tuaj, mund të keni qasje në miliona këngë, dhjetëra mijëra lista këngësh (duke përfshirë qindra lista aktiviteti dhe modalitete të reja), përzierje të personalizuara të muzikës, stacione të zhanreve dhe Apple Music Radio.
Përveç transmetimit të muzikës nga Apple Music, mund të luani muzikën që keni blerë nga iTunes Store si dhe muzikën që keni sinkronizuar në iPhone. Mund të transmetoni po ashtu muzikë me AirPlay, të luani muzikë me Home Sharing, dhe të kërkoni në bibliotekën e Apple Music dhe bibliotekën tuaj të muzikës.
Shënim: Jo të gjitha veçoritë janë të disponueshme në Apple Music Voice Plan. Për më shumë informacione, shikoni artikullin Rreth Apple Music Voice të Apple Support.
Abonimi në Apple Music Voice
Mund të abonoheni në Apple Music Voice kur ta hapni për herë të parë aplikacionin Music .
Si abonent i Apple Music Voice, mund të luani muzikë në të gjitha pajisjet tuaja që kanë të aktivizuar Siri, duke përfshirë HomePod mini, AirPods ose çdo pajisje tjetër Apple, si dhe kur përdorni CarPlay.
Këshillë: Nëse dëshironi të provoni paraprkaisht Apple Music Voice për disa ditë, thoni “Hey Siri, start Apple Music Voice.”
Abonentët e rinj mund të nisin një provë dhe ta anulojnë në çdo kohë. Nëse e mbyllni abonimin në Apple Music Voice, nuk mund të transmetoni më këngë të Apple Music.
Luajtja e muzikës me Apple Music Voice
Për të luajtur muzikë me Apple Music Voice, thjesht thoni “Hey Siri” dhe më pas bëni kërkesën tuaj:
“Play ‘enough for you’ by Olivia Rodrigo”
“Play Apple Music Country”
“Play cool jazz”
“Play the dinner party playlist”
“Play a playlist to help me relax”
“Play more like this”
Për të parë sugjerimet e Siri të krijuara pikërisht për ju, hapni aplikacionin Music , prekni Listen Now dhe më pas rrëshqitni shpejt nëpër sugjerimet nën Just Ask Siri. Thoni “Hey Siri” dhe më pas thoni sugjerimin ose prekni për ta luajtur atë.
Luajtja e muzikës që keni dëgjuar së fundi
Hapni aplikacionin Music , prekni Listen Now dhe më pas prekni një artikull. Listat e këngëve dhe albumet luhen në rendin e tyre origjinal.
Luajtja e muzikës së blerë dhe të sinkronizuar
Mund të luani muzikën që keni blerë nga iTunes Store, si dhe muzikën që keni sinkronizuar në iPhone nga një kompjuter.
Hapni aplikacionin Music , prekni Library, prekni një kategori, si p.sh. Playlists, Artists ose Albums, dhe më pas prekni një artikull.
Për të luajtur muzikën nga një bibliotekë e Home Sharing, prekni Library, prekni Home Sharing dhe më pas prekni një bibliotekë.