Shkarkimi i kartelave shëndetësore te Health në iPhone
Aplikacioni Health ofron akses në informacione nga institucionet e mbështetura shëndetësore në lidhje me alergjitë, sëmundjet, mjekimet etj. (nuk ofrohet në të gjitha shtetet apo rajonet).
Shënim: Institucioni juaj shëndetësor mund të mos shfaqet në këtë funksion. Institucionet shtohen shpesh. Shihni artikullin e Apple Support Institucionet që mbështesin kartelat mjekësore në iPhone dhe iPod touch.
Kur iPhone është i kyçur me kod, Touch ID apo Face ID, të gjitha të dhënat shëndetësore në aplikacionin Health (përveç atyre që shtoni në Medical ID tuaj) janë të enkriptuara.
Konfigurimi i shkarkimeve të të dhënave shëndetësore
Prekni foton e profilit ose inicialet tuaja djathtas lart.
Nëse nuk shihni foton e profilit apo inicialet tuaja, prekni Summary ose Browse në fund të ekranit, pastaj lëvizni në krye të ekranit.
Prekni Health Records, pastaj bëni një nga më poshtë:
Konfiguroni shkarkimin tuaj të parë: Prekni Get Started.
Konfiguroni shkarkimet për llogari të mëtejshme: Prekni Add Account.
Shfaqet një listë e organizatave në afërsi. Nëse organizata juaj nuk shfaqet në listë, shkruani emrin e një klinike, spitali ose vendi tjetër ku merrni të dhënat shëndetësore. Ose shkruani emrin e një qyteti, shteti ose province për të gjetur organizatat në afërsi.
Prekni emrin e organizatës.
Prekni Connect to Account (nën Available to Connect) për të shkuar tek ekrani i identifikimit për portalin tuaj të pacientit.
Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që përdorni për portalin e pacientëve në internet të asaj organizate, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.