Ndryshimi i pamjes së hartës në CarPlay
Gjeni vendndodhjen tuaj në një hartë, zmadhoni dhe zvogëloni, dhe lëvizni hartën për të parë detajin që ju nevojitet.

Kur ndiqni orientimet kthesë pas kthese, ju mund të prekni ekranin me prekje ose të ktheni butonin rrotullues, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Kalimi mes pamjeve të detajuara dhe të nivelit të lartë: Për të parë një hartë të detajuar 3D me drejtimin në krye të ekranit, zgjidhni
. Për të parë përmbledhjen e itinerarit në 2D me veriun në krye të ekranit, zgjidhni
.
Zmadhimi ose zvogëlimi: Zgjidhni
ose
.
Lëvizja e hartës: Zgjidhni
, pastaj zgjidhni një shigjetë drejtimi në një prej anëve të ekranit. Për t'u kthyer tek orientimet kthesë pas kthese, prekni Resume.
Në disa ekrane me prekje, mund të tërhiqni gjithashtu hartën për ta lëvizur.
Mund të ndryshoni gjithashtu pamjen e hartës kur nuk ndiqni orientimet. Prekni ekranin me prekje ose rrotulloni butonin rrotullues, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Shfaqja e vendndodhjes suaj aktuale: Prekni
. Pozicioni juaj është i shënuar në mes të hartës.
Shikimi i një harte 3D: Prekni 3D. Për t’u kthyer në një hartë 2D, prekni 2D.
Shfaqja e drejtimit tuaj në krye të ekranit: Prekni
. Për të vazhduar shfaqjen e veriut në krye, prekni
Zmadhimi ose zvogëlimi: Zgjidhni
ose
.
Lëvizja e hartës: Zgjidhni
, pastaj zgjidhni një shigjetë drejtimi në anët e ekranit. Kur të përfundoni, prekni Done.