Plotësimi automatik i fjalëkalimeve të forta në iPhone
Kur regjistroheni për shërbime në sajte uebi dhe në aplikacione, mund ta lejoni iPhone të krijojë fjalëkalime të forta për shumë prej llogarive tuaja.
iPhone i ruan fjalëkalimet në iCloud Keychain dhe i plotëson ato automatikisht për ju, kështu që nuk keni nevojë t'i mbani mend.
Shënim: Në vend që të krijoni një llogari dhe fjalëkalim, përdorni Sign in with Apple kur një sajt uebi ose aplikacion pjesëmarrës ju fton të konfiguroni një llogari. Sign in with Apple përdor Apple ID që e keni tashmë dhe i kufizon informacionet e ndara për ju.
Krijimi i një fjalëkalimi të fortë për një llogari të re
Tek ekrani i llogarisë së re për faqen e internetit apo aplikacionin, vendosni një emër për llogarinë e re.
Për faqet dhe aplikacionet e mbështetura, iPhone sugjeron një fjalëkalim të veçantë e të vështirë.
Kryeni një nga më poshtë:
Zgjedhja e fjalëkalimit të sugjeruar: Prekni Use Strong Password.
Krijimi i fjalëkalimit tuaj: Prekni Choose My Own Password.
Për t'i lejuar më vonë iPhone që t'ju plotësojë automatikisht fjalëkalimet, prekni Yes kur t'ju kërkohet nëse doni ta ruani fjalëkalimin.
Shënim: Që iPhone të ketë mundësi të krijojë e të ruajë fjalëkalime duhet të aktivizoni iCloud Keychain. Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud > Keychain.
Plotësimi automatik i një fjalëkalimi të ruajtur
Në ekranin e identifikimit për faqen e internetit apo aplikacionin, prekni fushën e emrit të llogarisë.
Kryeni një nga më poshtë:
Prekni te llogaria e sugjeruar në fund të ekranit ose pranë kreut të tastierës.
Prekni
, prekni Other Passwords, pastaj prekni një llogari.
Fjalëkalimi plotësohet automatikisht. Për të parë fjalëkalimin, prekni
.
Për të vendosur një llogari apo fjalëkalim që nuk është ruajtur, prekni në ekranin e identifikimit.
Parandalimi i plotësimit automatik të fjalëkalimeve nga iPhone
Shkoni te Settings > Passwords > AutoFill Passwords, pastaj çaktivizoni AutoFill Passwords.