Kyçja e shënimeve në iPhone
Në aplikacionin Notes , mund t'i kyçni shënimet me një fjalëkalim për t'i mbrojtur informaiconet tuaja delikate. Notes përdor një fjalëkalim të vetmë për të gjitha shënimet tuaja të kyçura në një llogari (p.sh. llogaria juaj e iCloud), në të gjitha pajisjet tuaja.
Mund të përdorni Face ID (në një iPhone me Face ID) ose Touch ID (në një iPhone me një buton Home) si një mënyrë e lehtë për t'u qasur te shënimet tuaja të kyçura; sidoqoftë, mos u mbështesni te Face ID ose Touch ID si mënyra e vetme për shkyçjen e shënimeve tuaja. Nëse i përditësoni cilësimet për Face ID ose Touch ID, ose nëse dëshironi ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj për Notes, duhet të futni përsëri fjalëkalimin e Notes. Për këtë arsye, rekomandohet shumë që të shtoni një sugjerim fjalëkalimi kur të krijoni fjalëkalimin.
Konfigurimi i fjalëkalimit të shënimeve
Fjalëkalimi që caktoni vlen për të gjitha shënimet që kyçni nga tani e tutje.
Shkoni te Settings
> Notes > Password.
Nëse keni shumë llogari, zgjidhni llogarinë për të cilën dëshironi të caktoni një fjalëkalim.
Vendosni një fjalëkalim dhe shtoni një këshillë për t'ju ndihmuar ta përdorni.
Për lehtësi, mund dhe të aktivizoni Face ID ose Touch ID.
E rëndësishme: Nëse e harroni fjalëkalimin e shënimeve dhe nuk mund të përdorni as Face ID apo Touch ID për t'i shkyçur, nuk do të keni mundësi t'i shikoni shënimet e kyçura dhe Apple nuk mund t'ju ndihmojë të rifitoni akses në këto shënime të kyçura.
Mund ta rivendosni fjalëkalimin e shënimeve, por kjo nuk do t'ju japë më akses në shënimet e kyçura më parë. Fjalëkalimi i ri vlen vetëm për shënimet që kyçni nga tani e tutje. Shkoni te Settings > Notes > Password > Reset Password.
Shikoni artikullin e Apple Support Si t'i kyçni shënimet në iPhone, iPad dhe iPod touch.
Kyçja e një shënimi
Shënimet mund t'i kyçni vetëm në pajisje dhe në iCloud. Nuk mund të kyçni shënimet që kanë dokumente PDF, audio, video, Keynote, Pages, Numbers të bashkëngjitura, apo shënimet që sinkronizohen me llogari të tjera. Nuk mund të kyçni shënime në iCloud që kanë bashkëpunëtorë.
Hapni shënimin, pastaj prekni
.
Prekni Lock.
Kur shënimi është i kyçur, titulli mbetet i dukshëm në listën e shënimeve.
Për të hequr kyçin nga shënimi, prekni , pastaj prekni Remove.
Hapja e një shënimi të kyçur
Hapja e një shënimi të kyçur hap të gjitha shënimet e kyçura në të njëjtën llogari për disa minuta që të mund të kaloni me lehtësi në një shënim tjetër ose që të kopjoni dhe ngjisni informacione nga aplikacionet e tjera.
Prekni shënimin e kyçur, pastaj prekni View Note.
Për të hapur shënimin, përdorni Face ID, Touch ID ose fjalëkalimin e Notes.
Për t'i kyçur sërish shënimet, kryeni një nga sa më poshtë:
Prekni ikonën e kyçit në krye të ekranit.
Prekni Lock Now në fund të listës së shënimeve.
Mbyllni aplikacionin Notes.
Kyçni iPhone.