Çiftimi i Magic Keyboard me iPhone
Mund të përdorni Magic Keyboard, duke përfshirë Magic Keyboard me Numeric Keypad, për të futur tekst në telefonin tuaj iPhone. Magic Keyboard lidhet me iPhone duke përdorur Bluetooth.
Çiftimi i Magic Keyboard
Sigurohuni që tastiera është e ndezur dhe e karikuar.
Në iPhone, shkoni te Settings
> Bluetooth, pastaj aktivizoni Bluetooth.
Zgjidhni pajisjen kur shfaqet në listën Other Devices.
Shënim: Nëse Magic Keyboard është tanimë e çiftuar me një pajisje tjetër, duhet ta shçiftoni përpara se të mund ta lidhni Magic Keyboard me iPhone. Për iPhone, iPad apo iPod touch, shihni Shçiftimi i një pajisjeje me Bluetooth. Në Mac zgjidhni menynë Apple > System Preferences > Bluetooth, zgjidhni pajisjen, pastaj klikojini emrin duke mbajtur të shtypur tastin Control.
Rilidhja e Magic Keyboard me iPhone
Magic Keyboard shkëputet kur e kaloni në Off çelësin e saj ose kur e lëvizni atë ose iPhone jashtë rrezes së Bluetooth - rreth 10 m (33 ft).
Për ta rilidhur, kalojeni çelësin e tastierës në On ose silleni tastierën dhe iPhone brenda rrezes, pastaj prekni një tast çfarëdo.