Shtimi i miniaplikacioneve në iPhone
Miniaplikacionet ju shfaqin informacione aktuale nga aplikacionet tuaja të preferuara me një shikim, titujt kryesorë të ditës, ngjarjet e kalendarit, nivelet e baterisë etj. Mund t'i shikoni miniaplikacionet te Today View. Mund të shtoni po ashtu miniaplikacione në Home Screen për t'i pasur këto informacione në majë të gishtave.

Shikoni miniaplikacionet te Today View.
Për të parë miniaplikacionet te Today View, rrëshqitni djathtas nga skaji i majtë i Home Screen ose Lock Screen, pastaj lëvizni lart dhe poshtë.
Shënim: Nëse miniaplikacionet nuk shfaqen kur rrëshqitni djathtas në Lock Screen, shikoni Shikimi i miniaplikacioneve kur telefoni iPhone është i kyçur.
Shtimi i miniaplikacionit te Home Screen
Shkoni në faqen e Home Screen ku dëshironi të shtoni miniaplikacionin, pastaj prekni dhe mbani sfondin e Home Screen derisa aplikacionet të fillojnë të tunden.
Prekni
në krye të ekranit për të hapur galerinë e miniaplikacioneve.
Lëvizni ose kërkoni për të gjetur miniaplikacionin që dëshironi, prekeni atë, pastaj rrëshqitni majtas dhe djathtas në opsionet e madhësisë.
Madhësitë e ndryshme shfaqin informacione të ndryshme.
Kur të shikoni madhësinë që dëshironi, prekni Add Widget.
Kur aplikacionet janë akoma duke u dridhur, zhvendoseni miniaplikacionin aty ku dëshironi në ekran dhe më pas prekni Done.
Këshillë: Një Smart Stack (me pika pranë tij) është një grup miniaplikacionesh që përdor informacionet e kohës, vendndodhjes suaj dhe aktivitetit për të shfaqur automatikisht miniaplikacionin më të përshtatshëm në orarin më të përshtatshëm të ditës suaj. Mund të shtoni një Smart Stack te Home Screen, pastaj të rrëshqitni në të për të shikuar miniaplikacionet që ka.
Modifikimi i një miniaplikacioni
Mund t'i personalizoni shumicën e miniaplikaconeve pikërisht nga Home Screen, në mënyrë që të shfaqin informacionet që dëshironi të shikoni. Për shembull, për një miniaplikacion të Mail, mund të prekni kutinë postare të shfaqur në miniaplikacion dhe më pas të zgjidhni një kuti tjetër postare që mesazhet në atë kuti postare të shfaqen te miniaplikacioni. Ose mund të personalizoni një Smart Stack që t'i rrotullojë miniaplikacionet në bazë të aktivitetit tuaj, vendndodhjes, orës së ditës etj.
Në ekranin Home Screen, prekni e mbani një miniaplikacion për të hapur një meny të veprimeve të shpejta.
Prekni Edit widget nëse shfaqet (ose Edit Stack, nëse është një Smart Stack), më pas zgjidhni opsionet.
Për një Smart Stack, mund të aktivizoni ose çaktivizoni Smart Rotate ose Widget Suggestions, të renditni përsëri miniaplikacionet duke i zvarritur ato brenda stivës, të zvarritni një miniaplikacion nga Smart Stack në Home Screen ose ta hiqni një miniaplikacion duke prekur në këndin lart majtas.
Kur aktivizoni Widget Suggestions, miniaplikacionet e sugjeruara për aplikacionet që përdorni tashmë shfaqen automatikisht në Smart Stack në kohën e duhur bazuar në aktivitetin tuaj të kaluar. Një opsion ju lejon ta shtoni miniaplikacionin te grupi juaj që të jetë gjithmonë aty kur ju nevojitet.
Prekni Done.
Hiqni një miniaplikacion nga ekrani Home Screen
Prekni dhe mbani miniaplikacionin për të hapur menynë e veprimeve të shpejta.
Prekni Remove Widget (ose Remove Stack), më pas prekni Remove.
Shikimi i miniaplikacioneve kur telefoni iPhone është i kyçur
Shkoni te Settings
> Face ID & Passcode (në iPhone me Face ID) ose tek Touch ID & Passcode (në modele të tjera të iPhone).
Vendosni kodin tuaj.
Aktivizoni Today View dhe Search (nën Allow Access When Locked).