Konfigurimi i Face ID në iPhone
Përdorni Face ID (modelet e mbështetura) për shkyçjen e sigurt dhe të lehtë të iPhone, autorizimin e blerjeve dhe të pagesave, dhe identifikimin në shumë nga aplikacionet e palëve të treta, thjesht duke i hedhur një sy iPhone.
Për të përdorur Face ID, duhet dhe të konfiguroni një kod në iPhone tuaj.
Konfigurimi i Face ID ose shtimi i një paraqitjeje alternative
Nëse nuk e keni konfiguruar Face ID gjatë konfigurimit fillestar të iPhone, shkoni te Settings
> Face ID & Passcode > Set up Face ID, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Për të konfiguruar një paraqitje tjetër për t'u njohur nga Face ID, shkoni te Settings > Face ID & Passcode, prekni Set Up an Alternate Appearance, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Nëse keni kufizime fizike, mund të prekni Accessibility Options gjatë konfigurimit të Face ID. Kur ta bëni këtë, konfigurimi i njohjes së fytyrës nuk kërkon lëvizje të plotë të kokës. Përdorimi i Face ID është ende i sigurt, por kërkon një farë koherence në mënyrën si e shikoni iPhone.
Face ID ka dhe një funksion asistence që mund të përdorni nëse jeni i verbër apo shikim të dobët. Nëse nuk doni që Face ID t'ju kërkojë ta shikoni iPhone me sytë të hapur, shkoni te Settings > Accessibility, pastaj çaktivizoni Require Attention for Face ID. Ky funksion çaktivizohet automatikisht nëse aktivizoni VoiceOver gjatë konfigurimit fillestar të iPhone. Shikoni Ndryshimi i cilësimeve për Face ID dhe vëmendjen në iPhone.
Përdorimi i Face ID kur mbani një maskë fytyre
Në modelet e iPhone 12 dhe iPhone 13 me iOS 15.4 ose versione të mëvonshme, mund të përdorni Face ID për ta shkyçur telefopnin ndërkohë që mbani një maskë fytyre (ose elemente të tjera mbulimi që bllokojnë gojën dhe hundën).
Kur aktivizoni Face ID with a Mask, Face ID analizon karakteristikat unike rreth syve tuaj dhe punon me të gjitha opsionet e Face ID që aktivizoni te Settings > Face ID & Passcode.
Shënim: Face ID është më e saktë kur është konfiguruar vetëm për zbulimin e fytyrës së plotë.
Shkoni te Settings > Face ID & Passcode dhe më pas kryeni një nga më poshtë:
Lejoni që Face ID të funksionojë kur mbani një maskë fytyre: Aktivizoni Face ID with a Mask dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
E rëndësishme: Nëse mbani zakonisht syze, mund ta përmirësoni saktësinë e Face ID duke mbajtur një palë syze transparente (jo syze dielli) kur aktivizoni Face ID with a Mask.
Shtoni një palë syzesh transparente (jo syze dielli) në pamjen tuaj: Prekni Add Glasses dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Mos lejoni që Face ID të funksionojë kur mbani një maskë fytyre: Çaktivizoni Face ID with a Mask.
Si alternativë, mund të përdorni Apple Watch me të gjitha modelet e iPhone që mbështesin Face ID për shkyçjen e iPhone kur mbani një maskë fytyre. Shikoni Shkyçja e iPhone me Apple Watch.
Çaktivizimi i përkohshëm i Face ID
Mund ta pengoni përkohësisht shkyçjen e iPhone përmes Face ID.
Shtypni e mbani butonin anësor dhe një prej butonave të volumit për 2 sekonda.
Pas shfaqjes së niveluesve, shtypni butonin anësor për ta shkyçur menjëherë iPhone.
iPhone kyçet automatikisht nëse nuk prekni ekranin për një minutë a diku aty.
Herën tjetër që e shkyçni iPhone me kod, Face ID riaktivizohet.
Çaktivizimi i Face ID
Shkoni te Settings
> Face ID & Passcode.
Kryeni një nga më poshtë:
Çaktivizimi i Face ID vetëm për artikuj specifikë: Çaktivizoni një ose disa nga opsionet.
Çaktivizoni Face ID për maskat e fytyrës: Çaktivizoni Face ID with a Mask.
Çaktivizimi i Face ID: Prekni Reset Face ID.
Nëse pajisja juaj ka humbur ose është vjedhur, ju mund të parandaloni përdorimin e Face ID për të shkyçur pajisjen tuaj me Find My iPhone Lost Mode. (Shikoni Lokalizimi i një pajisjeje te Find My në iPhone.)
Për më shumë informacion rreth Face ID, shihni Rreth teknologjisë së përparuar Face ID.