Dërgimi dhe marrja e fotografive, videove dhe audios në iPhone
Në aplikacionin Messages mund të dërgoni foto, video dhe mesazhe audio duke përdorur iMessage ose shërbimin tuaj SMS/MMS. Mund dhe të ndani, ruani apo printoni bashkëngjitje. Operatori juaj mund të ketë kufizime madhësie për bashkëngjitjet; iPhone mund t'i ngjeshë bashkëngjitjet me foto dhe video kur është e nevojshme.
Për informacione për dërgimin e bashkëngjitjeve të mesazheve SMS/MMS në modelet me Dual SIM, shikoni Menaxhimi i planeve celulare për Dual SIM.
Dërgimi i një fotoje ose videoje
Në Messages, bëni një nga më poshtë ndërkohë që shkruani një mesazh:
Bëni një foto brenda Messages: Prekni
, prekni foton në objektiv, pastaj prekni
.
Regjistrimi i një videoje brenda Messages: Prekni
, zgjidhni modalitetin Video, pastaj prekni
.
Zgjedhja e një fotoje ose videoje ekzistuese: Prekni
për të parë fotografitë e fundit dhe më pas rrëshqitni lart për të kërkuar ose shfletuar nëpër fotografi dhe albume. Nëse zgjidhen disa fotografi ose video, një numër tregon se në cilin rend dërgohen.
Prekni
për ta dërguar mesazhin tuaj ose
për ta anuluar.
Nëse merrni disa fotografi në të njëjtën kohë, ato grupohen automatikisht në një kolazh (2-3 fotografi) ose një grup fotografish (4+ fotografi). Mund të rrëshqitni në një grup fotografish për të parë, përgjigjur ose ndërvepruar me secilën fotografi individualisht.
Për të ruajtur një fotografi, prekni pranë fotografisë ose grupit të fotografive.
Shënim: Aplikacioni Messages mund të zbulojë lakuriqësinë në pajisjen e fëmijës suaj para se fotografitë të dërgohen ose të merren dhe të sigurojë burime për ta ndihmuar fëmijën të menaxhojë situatën (iOS 15.2 ose versione të mëvonshme; nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet). Apple nuk ka akses te fotografitë si rezultat i kësaj veçorie. Për më shumë informacione, shikoni Aktivizimi i sigurisë së komunikimit për mesazhet në pajisjen e një anëtari të familjes ose jashtë saj.

Shënimi ose modifikimi i një fotoje
Mund të shënoni ose modifikoni një foto përpara se ta dërgoni në një bisedë Messages.
Prekni
në sirtarin e aplikacioneve, pastaj zgjidhni një foto.
Prekni foton në flluskën e mesazhit, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Prekni Markup, përdorni veglat e Markup për të vizatuar mbi foto, pastaj prekni Save.
Prekni Edit, përdorni veglat e redaktimit për të redaktuar foton, pastaj prekni Done.
Prekni Done, shtoni një mesazh, pastaj prekni
për të dërguar foton, ose prekni
për të hequr foton nga flluska e mesazhit.
Shtimi i efekteve të kamerës te një foto ose video
Kur shkrepni një foto apo video në një bisedë të Messages, mund t'i shtoni efekte kamere - si p.sh. filtra, ngjitëse, etiketa dhe forma.
Në një bisedë të Messages prekni
, pastaj zgjidhni modalitetin Photo ose Video.
Prekni
, pastaj bëni një nga më poshtë:
Prekni
, pastaj zgjidhni një Memoji (në modelet e mbështetura).
Prekni
, pastaj zgjidhni një filtër për t'ia zbatuar figurës suaj.
Prekni
për të shtuar një etiketë teksti ose
për të shtuar një formë.
Prekni
për të shtuar një ngjitëse Memoji ose
për të shtuar një ngjitëse Emoji.
Prekni
për të mbyllur dritaren e efekteve.
Prekni
për të shkrepur foto ose
për të regjistruar video.
Prekni Done për ta shtuar foton ose videon te flluska e mesazhit, ku mund të shtoni një mesazh ose prekni
për ta dërguar foton ose videon drejtpërdrejt.
Dërgimi i një mesazhi audio
Në një bisedë, prekni dhe mbani
për të regjistruar një mesazh audio.
Prekni
për të dëgjuar mesazhin tuaj përpara se ta dërgoni.
Prekni
për të dërguar mesazhin ose
për ta anuluar.
Shënim: Për të kursyer hapësirën, iPhone i fshin automatikisht mesazhet audio dy minuta pasi i dëgjoni, përveçse kur prekni Keep. Për t'i mbajtur gjithmonë mesazhet zanore, shkoni te Settings > Messages > Expire (poshtë Audio Messages), pastaj prekni Never.
Dëgjimi ose përgjigjja ndaj një mesazhi audio
Ngrijeni iPhone te veshi për të luajtur mesazhet audio hyrëse.
Ngrijeni sërish për t’iu përgjigjur.
Për ta aktivizuar apo çaktivizuar këtë funksion shkoni te Settings > Messages, pastaj çaktivizoni Raise to Listen.
Ndarja, ruajtja, printimi, kopjimi ose fshirja e një mesazhi ose bashkëngjitjeje
Në një bisedë, bëni një nga veprimet e mëposhtme me bashkëngjitjet:
Ndarja, ruajtja ose printimi i një bashkëngjitjeje: Prekni bashkëngjitjen, pastaj prekni
.
Kopjoni një bashkëngjitje: Prekni e mbani bashkëngjitjen, pastaj prekni Copy.
Ndarja e artikujve nga një aplikacion tjetër: Në aplikacionet e tjera, prekni Share ose
, pastaj prekni Messages.
Transferimi i një mesazhi ose bashkëngjitjeje: Prekni e mbani një mesazh ose bashkëngjitje, prekni More, zgjidhni artikuj shtesë nëse dëshironi, pastaj prekni
.
Fshirja e një bashkëngjitjeje: Prekni e mbani një mesazh ose bashkëngjitje, prekni More, zgjidhni artikuj shtesë nëse dëshironi, pastaj prekni
.
Shënim: Bashkëngjitjet që dërgoni nga iMessage (si p.sh. fotot apo videot) mund të ngarkohen tek Apple dhe të enkriptohen në mënyrë që askush, përveç dërguesit dhe marrësit, të mos ketë mundësi t'i hapë. Për të përmirësuar performancën, pajisja juaj mund të ngarkojë automatikisht bashkëngjitje tek Apple ndërsa jeni duke shkruar ende një iMessage. Nëse mesazhi nuk dërgohet, bashkëngjitjet fshihen nga serveri pas disa ditësh.