Leximi i dokumenteve PDF në Books në iPhone
Në aplikacionin Books , mund të hapni e të ruani PDF-të që merrni te Mail, Messages dhe aplikacione të tjera.
Hapja e PDF-ve në Books
Ose prekni bashkëngjitjen PDF për ta hapur, prekni dhe më pas prekni Books.
Ndarja ose printimi i një dokumenti PDF
Hapni dokumentin PDF, prekni dhe më pas zgjidhni një opsion të ndarjes si p.sh. AirDrop, Mail ose Messages, ose prekni Print.
Shihni artikullin e Ndihmës së Apple Rreth AirPrint.
Shënim i një PDF-je
Hapni PDF-në dhe prekni për të përdorur mjetet e vizatimit dhe shënimit (prekni pranë qendrës së një faqeje nëse nuk shihni
).
Shfaqja e PDF-ve nëpër pajisje
Mund të shihni PDF-të dhe librat që nuk janë nga Book Store nëpër pajisjet tuaja iPhone, iPad, iPod touch dhe Mac ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID.
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni iCloud Drive, pastaj aktivizoni Books. Pastaj shkoni te Settings > Books dhe aktivizoni iCloud Drive.