Shikimi i transmetimeve sportive tek aplikacioni Apple TV në iPhone
Në aplikacionin Apple TV , ekrani Sports ju jep akses në një mori ngjarjesh sportive të planifikuara dhe drejtpërdrejt (vetëm në SHBA dhe Kanada).
Mund të shikoni ndeshjet në vazhdim me rezultatet brenda minutës ose të shfletoni ndeshjet e ardhshme dhe t’i shtoni ato tek Up Next. Mund të merrni po ashtu njoftime për ngjarjet e ardhshme dhe të shikoni rezultatet drejtpërdrejt për ekipet tuaja të preferuara.
Eksplorimi i sporteve
Prekni Watch Now dhe më pas lëvizni poshtë te rreshti Sports.
Kryeni një nga më poshtë:
Shfletoni ndeshjet aktuale dhe të ardhshme.
Prekni Live Sports. Lëvizni poshtë për të shfletuar për futbollin, bejsbollin, basketbollin etj. Për të filtruar sipas sportit, lëvizni poshtë te rreshti Browse dhe më pas prekni një sport.
Shikimi i një ndeshjeje drejtpërdrejt
Prekni ndeshjen dhe më pas prekni Live Now. Ose lëvizni poshtë te How to Watch dhe më pas zgjidhni një aplikacion.
Ndeshje të caktuara mund të shfaqin rezultatin aktual dhe përditësime të vazhdueshme në faqen e ndeshjes.
Për të fshehur rezultatet e lojërave live, shkoni te Settings > TV, pastaj çaktivizoni Show Sports Scores.
Zgjedhja e ekipeve të preferuara
Shtoni ekipet tuaja të preferuara për të parë ndeshjet e tyre tek Up Next dhe për të marrë njoftime kur janë duke luajtur.
Prekni Watch Now, lëvizni poshtë te rreshti Sports dhe më pas prekni Live Sports.
Lëvizni në fund dhe më pas prekni Pick Your Favorite Teams.