Nxjerrja e një fotografie selfi me kamerën e iPhone
Përdorni Camera për të nxjerrë një selfi në modalitetin Photo dhe Portrait (në iPhone X dhe versione të mëvonshme), ose për të regjistruar në modalitetin Video.
Për të mësuar për modalitetet e kamerës, shikoni Ndërrimi i modaliteteve të kamerës.
Hapni Camera.
Prekni
ose
(në varësi të modelit tuaj) për të kaluar te kamera e përparme.
Mbajeni iPhone para vetes.
Këshillë: Në modelet e iPhone 11, iPhone 12 dhe iPhone 13, prekni shigjetat brenda kuadrit për të rritur fushëpamjen.
Prekni butonin Shutter ose shtypni një nga butonat e volumit për të nxjerrë një fotografi ose për të nisur regjistrimin.
Për të nxjerrë një selfi që nxjerr pamjen siç e shikoni në kuadrin e kamerës së përparme dhe jo në të kundërt, shkoni te Settings > Camera dhe më pas aktivizoni Mirror Front Camera (në iPhone XS, iPhone XR dhe versione të mëvonshme) ose Mirror Front Photos (iPhone X dhe versione të mëparshme).