Abonimi te kanalet e Apple TV+ dhe Apple TV në iPhone
Në aplikacionin Apple TV , mund të abonoheni te kanalet e Apple TV+ dhe Apple TV. Apple TV+ është një shërbim transmetimi me abonim që shfaq Apple Originals - seri të vlerësuara me çmime, drama tërheqëse, dokumentarë pionierë, argëtim për fëmijët, komedi etj. - me artikuj të rinj që shtohen çdo muaj. Kanalet e Apple TV ju lejojnë të abonoheni me lehtësi vetëm te kanalet që shikoni, si p.sh. Paramount+, Showtime etj.
Një abonim ju jep akses te përmbajtjet sipas kërkesës në iPhone, iPad, iPod touch, Mac, Apple TV, si dhe pajisjet e transmetimit dhe televizorët inteligjentë të mbështetur. Mund të shkarkoni po ashtu përmbajtje që t'i shikoni jashtë linje në iPhone, iPad, iPod touch dhe Mac.
Mund të zgjidhni që ta bashkoni abonimin tuaj të Apple TV+ me shërbime të tjera të Apple duke u abonuar tek Apple One. Shikoni artikullin Abonimet paketë të Apple me Apple One tek Apple Support.
Shënim: Kanalet e Apple One, Apple TV+ dhe Apple TV nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet. Shihni artikullin e Apple Support Availability of Apple Media Services.
Abonimi në Apple TV+
Prekni Originals dhe pas prekni butonin e abonimit.
Rishikoni provën falas (nëse është e përshtatshme) dhe detajet e abonimit, më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Abonimi në kanalet e Apple TV
Mund të abonoheni në kanale premium si p.sh. Paramount+ dhe Showtime, të gjitha në një vend të vetëm. Nëse përdorni Family Sharing, abonimin mund ta përdorin pa pagesë të mëtejshme deri në pesë familjarë tuaj.
Prekni Watch Now, lëvizni poshtë te rreshti Channels dhe më pas prekni një kanal.
Prekni butonin e abonimit, rishikoni provën falas (nëse është e përshtatshme) dhe detajet e abonimit, më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Ndryshimi ose anulimi i abonimit tuaj në kanalet e Apple TV ose Apple TV+
Prekni Watch Now, pastaj prekni
ose foton e profilit tuaj në të djathtë lart.
Prekni Manage Subscriptions.
Ndarja e kanaleve të Apple TV+ dhe Apple TV me anëtarët e familjes
Kur abonoheni te kanalet e Apple One, Apple TV+ ose Apple TV, mund të përdorni Family Sharing për tí ndarë abonimet tuaja me deri në pesë anëtarë të tjerë të familjes. Anëtarët e grupit tuaj të familjes nuk duhet të bëjnë asgjë, pasi një abonim i ndarë është i disponueshëm për ta që herën e parë kur të hapin aplikacionin Apple TV pas nisjes së abonimit tuaj.
Nëse bashkoheni në një grup të familjes që është i abonuar në Apple TV+ ose Apple One, dhe ju jeni abonuar tashmë, abonimi juaj nuk rinovohet në datën e faturimit të rashës; në vend të kësaj do të përdorni abonimin e grupit. Nëse bashkoheni në një grup të familjes që nuk është i abonuar, grupi do të përdorë abonimin tuaj.
Shënim: Për të ndaluar ndarjen e kanaleve të Apple One, Apple TV+ ose Apple TV me një grup të familjes, mund ta anuloni abonimin, të largoheni nga grupi i familjes ose (nëse jeni organizatori i një grupi të familjes) të ndaloni përdorimin e Family Sharing.