Ndarja e lidhjes së internetit nga iPhone
Mund të përdorni Personal Hotspot për të ndarë një lidhje interneti të rrjetit celular nga iPhone drejt pajisjeve të tjera. Personal Hotspot është i dobishëm kur pajisjet e tjera nuk kanë akses në internet nga ndonjë rrjet Wi-Fi.
Shënim: Personal Hotspot mund të mos ofrohet nga të gjithë operatorët. Mund të aplikohen tarifa shtesë. Numri i pajisjeve që mund të lidhen njëherësh në Personal Hotspot varet nga operatorit dhe modeli juaj i iPhone. Kontaktoni kompaninë telefonike për më shumë informacion.
Konfigurimi i Personal Hotspot në iPhone:
Shkoni te Settings > Cellular, prekni Set Up Personal Hotspot dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Shënim: Nëse nuk e shikoni opsionin për Set Up Personal Hotspot dhe Cellular Data është aktive te Settings > Cellular, kontaktoni me operatorin celular për ta shtuar Personal Hotspot në planin tuaj.
Mund të ndryshoni cilësimet e mëposhtme:
Ndryshimi i fjalëkalimit të Wi-Fi për Personal Hotspot tuaj: Shkoni te Settings > Personal Hotspot > Wi-Fi Password.
Çaktivizimi i Personal Hotspot dhe shkëputja e pajisjeve: Shkoni te Settings > Personal Hotspot, pastaj çaktivizoni Allow Others to Join.
Nëse e konfiguroni telefonin tuaj iPhone që të përdorë dy karta SIM, Personal Hotspot përdor linjën që zgjidhni për të dhënat celulare. (Shikoni Menaxhimi i planeve celulare për Dual SIM.)
Lidhja e një Mac apo kompjuteri me Personal Hotspot
Mund të përdorni një kabllo USB, lidhje me Wi-Fi ose Bluetooth për të lidhur një kompjuter Mac ose PC me Personal Hotspot. Kryeni një nga më poshtë:
Përdorni Wi-Fi për t'u lidhur nga një Mac: Klikoni te menyja e statusit të Wi-Fi
te shiriti i menysë dhe më pas zgjidhni iPhone nga lista e rrjeteve të disponueshme.
Nëse ju kërkohet një fjalëkalim, vendosni fjalëkalimin që shfaqet te Settings > Personal Hotspot në iPhone.
Ikona e gjendjes e Wi-Fi
te shiriti i menysë ndryshon në ikonë Personal Hotspot
për sa kohë Mac qëndron i lidhur me Personal Hotspot.
Shënim: Mund t'i lidhni pajisjet tuaja me Personal Hotspot pa futur një fjalëkalim kur jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID në pajisjen tuaj Mac dhe iPhone, dhe në të dyja pajisjet janë aktivizuar Bluetooth dhe Wi-Fi.
Përdorni Wi-Fi për t'u lidhur nga një PC: Te cilësimet e Wi-Fi në kompjuterin tuaj, zgjidhni telefonin tuaj iPhone dhe më pas futni fjalëkalimin e shfaqur te Settings > Personal Hotspot në iPhone.
Përdorni USB: Lidhja e iPhone dhe kompjuterit me një kabllo. Nëse merrni një sinjalizim që thotë "Trust this Computer?", prekni "Trust". Në preferencat e rrjetit të kompjuterit tuaj, zgjidhni iPhone, pastaj konfiguroni cilësimet e rrjetit.
Përdorni Bluetooth: Për t'u siguruar që iPhone mund të zbulohet, shkoni te Settings
> Bluetooth dhe lëreni ekranin hapur. Më pas në një kompjuter Mac, zgjidhni menynë e Apple
> System Preferences, klikoni te Bluetooth, zgjidhni iPhone dhe më pas klikoni te Connect. Në iPhone, prekni emrin e kompjuterit tuaj Mac dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran në Mac.
Në një kompjuter PC, ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të konfiguruar një lidhje rrjeti me Bluetooth.
Lidhja e iPad, iPod touch apo e një iPhone tjetër te Personal Hotspot juaj
Në një pajisje tjetër, shkoni te Settings > Wi-Fi, pastaj zgjidhni iPhone nga lista e rrjeteve të mundshme.
Nëse ju kërkohet një fjalëkalim në pajisjen tjetër, vendosni fjalëkalimin që shfaqet te Settings > Personal Hotspot në iPhone.
Shënim: Mund t'i lidhni pajisjet pa futur një fjalëkalim kur jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID në çdo pajisje dhe në të dyja pajisjet janë aktivizuar Bluetooth dhe Wi-Fi.
Kur lidhet një pajisje, në krye të ekranit të iPhone shfaqet një shirit i kaltër. Ikona Personal Hotspot shfaqet në shiritin e gjendjes së pajisjes së lidhur.
Me Family Sharing, mund ta ndani automatikisht Personal Hotspot me cilindo prej familjarëve tuaj pasi të kenë kërkuar miratimin tuaj. Shikoni Konfigurimi i Family Sharing në iPhone.
Kur ndani një Personal Hotspot nga iPhone, ai përdor të dhënat celulare për lidhjen e internetit. Për të monitoruar përdorimin e internetit celular, shkoni te Settings > Cellular. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.
Nëse ju duhet më shumë ndihmë për përdorimin e Personal Hotspot, shihni artikullin e Apple Support Nëse nuk punon Personal Hotspot.