Identifikimi me Apple ID
Identifikohuni me Apple ID për të hapur shërbimet e Apple si p.sh. App Store, Apple Music, iCloud, FaceTime, Apple Books etj.
Mund të identifikoheni gjatë konfigurimit ose shkoni te Settings , prekni Sign in to your iPhone, pastaj vendosni Apple ID dhe fjalëkalimin. Nëse nuk keni ende një Apple ID, mund të krijoni një të tillë.
Mund ta shfaqni e ta ndryshoni informacionin e Apple ID, duke përfshirë emrin, foton, informacionin e kontaktit, fjalëkalimin, cilësimet e sigurisë dhe informacionin e pagesës dhe të dërgimeve.
Informacioni dhe përmbajtjet tuaja ofrohen në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me Apple ID tuaj. Shihni artikullin e Apple Support Sign in with your Apple ID.