Konfiguroni Apple Pay tek Wallet në iPhone
Përdorimi i Apple Pay (në modelet e mbështetura) mund të jetë më i thjeshtë e më i sigurt se përdorimi i një karte fizike. Me kartat tuaja të ruajtura në aplikacionin Wallet , mund të përdorni Apple Pay për të kryer pagesa të sigurta në dyqane, për transport publik, në aplikacione dhe në uebsajte që mbështesin Apple Pay. Te Messages, përdorni Apple Pay për të dërguar e marrë para nga shoqëria dhe familja, si dhe për të bërë blerje duke përdorur Business Chat.
Për të konfiguruar Apple Pay, shtoni kartat tuaja të debitit, kreditit dhe të parapaguara tek Wallet.

Shtimi i një karte krediti ose debiti
Te Wallet, prekni
. Mund t’ju kërkohet të identifikoheni në iCloud me Apple ID.
Kryeni një nga më poshtë:
Shtimi i një karte të re: Pozicionojeni iPhone në mënyrë të tillë që karta të shfaqet në kuadër ose futni të dhënat e kartës manualisht.
Shtimi i kartave të mëparshme: Zgjidhni kartën e shoqëruar me Apple ID tuaj, kartat që ju përdorni me Apple Pay në pajisjet tuaja të tjera, ose kartat që keni hequr. Prekni Continue, më pas futni numrin CVV të secilës kartë.
Përndryshe mund të keni mundësi të shtoni kartën tuaj nga aplikacioni i bankës apo i lëshuesit të kartës.
Lëshuesi i kartës përcakton nëse karta juaj është e lejueshme për Apple Pay dhe mund t'ju kërkojë informacion shtesë për të kryer procesin e verifikimit.
Caktimi i kartës standarde dhe rirenditja e kartave tuaja
Karta e parë që shtoni në Wallet bëhet karta e parazgjedhur për pagesat. Për të caktuar një kartë tjetër si standarde, nxirreni përpara të tjerave në radhë.
Tek Wallet, zgjidhni kartën tuaj standarde.
Prekni e mbani kartën, pastaj zvarriteni në krye të radhitjes.
Për të ripozicionuar një kartë tjetër, prekeni e mbajeni, pastaj zvarriteni në një vendndodhje të re.
Shënim: Apple Pay mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet, dhe veçoritë e Apple Pay mund të variojnë sipas rajonit. Shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Vendet dhe rajonet që mbështesin Apple Pay.