Ndryshimi i cilësimeve të iPhone
Përdorni Settings (ndodhet te ekrani Home) për të konfiguruar e personalizuar cilësimet e iPhone. Caktoni gjuhën dhe rajonin, ndryshoni emrin e iPhone tuaj, zgjidhni tinguj të tjerë për njoftimet e shumë të tjera. Seksionet e mëposhtme ju japin disa shembuj.

Caktimi i datës dhe i orës
Si rregull, data dhe ora, që duken në ekranin Lock, caktohen automatikisht sipas vendndodhjes suaj. Nëse janë gabim, mund t'i rregulloni.
Shkoni te Settings
> General > Date & Time.
Aktivizoni një nga sa më poshtë:
Set Automatically: iPhone e merr automatikisht orën e saktë nga rrjeti dhe e përditëson për brezin orar ku ndodheni. Disa rrjete nuk e mbështesin orën nga rrjeti, prandaj në disa rajone iPhone mund të mos jetë në gjendje ta përcaktojë automatikisht orën lokale.
24-Hour Time: (nuk është e disponueshme në të gjitha rajonet) iPhone shfaq orët nga 0 në 23.
Caktimi i gjuhës dhe i rajonit
Shkoni te Settings
> General > Language & Region.
Caktoni si më poshtë:
Gjuha e iPhone
Rajoni
Formati i kalendarit
Njësia e temperaturës (Celsius ose Fahrenheit)
Për të shtuar një tastierë për një gjuhë tjetër, shkoni te Settings > General > Keyboard > Keyboards.
Ndryshimi i emrit të iPhone
Emri i iPhone tuaj përdoret nga iTunes, iCloud, AirDrop dhe Personal Hotspot.
Shkoni te Settings
> General > About > Name.
Prekni
, vendosni një emër, pastaj prekni Done.
Konfigurimi i llogarive të emailit, kontakteve dhe kalendarit
Përveç aplikacioneve që vijnë me iPhone dhe që i përdorni me iCloud, iPhone funksionon me Microsoft Exchange dhe shumë prej shërbimeve më të njohura të emailit, kontakteve dhe kalendarëve të bazuara në internet.
Shkoni te Settings
> Passwords & Accounts > Add Account.
Për të shtuar një llogari emaili, prekni një shërbim emaili - për shembull Google, Yahoo ose Aol.com - pastaj vendosni informacionin e llogarisë së emailit tuaj.
Për të shtuar llogari kontaktesh apo kalendari, prekni Other, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Shtimi i llogarisë së kontakteve: Prekni Add LDAP Account ose Add CardDAV Account (nëse kompania apo organizata juaj e mbështetin), pastaj vendosni informacionin tuaj; shihni Përdorimi i llogarive të tjera të kontaktit në iPhone.
Shtimi i llogarisë së kalendarit: Prekni Add CalDAV Account, pastaj vendosni informacionin tuaj; shihni Konfigurimi i disa kalendarëve në iPhone.
Abonimi në kalendarë iCal (.ics): Prekni Add Subscribed Calendar, pastaj vendosni adresën URL të skedarit .ics për t'u abonuar; ose importoni një skedar .ics file nga Mail.
Për informacion rreth konfigurimit të një llogarie Microsoft Exchange në një mjedis korporativ, shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Konfigurimi i Exchange ActiveSync në iPhone, iPad ose iPod touch.
Gjetja dhe ndryshimi i cilësimeve të tjera
Shkoni te Settings , fshini për poshtë për të shfaqur fushën e kërkimit, pastaj vendosni një term - për shembull sinjalizim, fjalëkalim ose iTunes.
