Përdorimi i llogarive të tjera të kontaktit në iPhone
Mund të përfshini kontakte nga llogari të tjera në aplikacionin Contacts .
Përdorimi i kontakteve në iCloud
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, pastaj aktivizoni Contacts.
Përdorimi i kontakteve në Google
Shkoni te Settings
> Passwords & Accounts.
Prekni Google, identifikohuni në llogarinë tuaj, pastaj aktivizoni Contacts.
Shtimi i kontakteve nga një llogari tjetër
Shkoni te Settings
> Accounts & Passwords > Add Account.
Zgjidhni një llogari, identifikohuni në të, pastaj aktivizoni Contacts.
Hapja e një liste të përgjithshme adresash të Microsoft Exchange
Shkoni te Settings
> Passwords & Accounts.
Prekni Exchange, identifikohuni në llogarinë tuaj të Exchange, pastaj aktivizoni Contacts.
Konfigurimi i një llogarie LDAP ose CardDAV për të hapur direktoritë e kompanive ose të shkollave
Shkoni te Settings
> Passwords & Accounts > Add Account > Other.
Prekni Add LDAP Account ose Add CardDAV Account, pastaj vendosni informacionin e llogarisë.
Sinkronizimi i kontakteve nga kompjuteri juaj
Te iTunes në kompjuterin tuaj, prekni Info në panelin e informacionit të pajisjes, pastaj zgjidhni Sync Contacts. Për informacione, shikoni iTunes User Guide.
Importimi i kontakteve nga karta SIM (GSM)
Shkoni te Settings > Contacts > Import SIM Contacts.
Importimi i kontakteve nga një vCard
Prekni një bashkëngjitje .vcf në një email apo mesazh.
Shtimi i një kontakti nga një direktori
Prekni Groups, pastaj prekni direktorinë GAL, CardDAV ose LDAP që dëshironi të kërkoni.
Prekni Done, pastaj vendosni kërkimin tuaj.
Prekni emrin e personit për të ruajtur informacionet e tij te kontaktet tuaja.
Shfaqja ose fshehja e një grupi
Prekni Groups, pastaj zgjidhni grupet që dëshironi të shihni.
Ky buton shfaqet vetëm nëse keni më shumë se një burim kontaktesh.