Shikimi i fotove dhe i videove në iPhone
Përdorni aplikacionin Photos për të parë fotografitë dhe videot që nxirrni në iPhone. Shfletoni fotografitë, albumet, kujtimet dhe më shumë me skedat Photos, For You, Albums dhe Search.
Photos: Shfletoni fotografitë dhe videot të organizuara sipas momenteve, koleksioneve dhe viteve.
For You: Një furnizim i personalizuar për Memories, Shared Albums, Featured Photos, etj.
Albums: Shikoni albumet që keni krijuar ose keni ndarë dhe fotografitë tuaja të organizuara sipas kategorive të albumeve - për shembull, Njerëzit dhe vendet dhe Llojet e medias.
Search: Shkruani në fushën e kërkimit për të kërkuar për fotografitë sipas datës, vendit, vendndodhjes ose çfarë ndodhet në to. Ose shfletoni fotografitë e grupuara tashmë sipas personave të rëndësishëm, vendeve dhe kategorive për t’ju ndihmuar të gjeni fotografinë që po kërkoni.
![Aplikacioni Photos, në fund të ekranit nga e majta në të djathtë janë skedat Photos, For You, Albums dhe Search. Skeda Photos është e zgjedhur dhe ekrani sipër tregon një rrjetë të miniaturave të fotografive të organizuara në grupe sipas momenteve. Mbi çdo moment është data kur janë nxjerrë fotografitë. Prekni te data për të shfaqur detajet për momentin. Prekni një miniaturë fotografie për ta shfaqur fotografinë në ekran të plotë.](https://help.apple.com/assets/5C913108094622D50F674514/5C91310A094622D50F67451E/sq_AL/dc80777265b6fc9d87ce1df75ca44a06.png)
Shfletoni fotografitë sipas momentit, koleksionit ose vitit
Photos i organizon fotografitë dhe videot në iPhone sipas momenteve, koleksioneve dhe viteve. Një moment është një grup fotografish dhe videosh të nxjerra afërsisht në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Një koleksion është një grup momentesh të lidhura dhe pamja e viteve i grupon bashkë të gjitha fotografitë e nxjerra në të njëjtin vit.
Prekni skedën Photos për t’i shikuar fotografitë të organizuara sipas momenteve.
Prekni
për t’i shikuar fotografitë të organizuara sipas koleksioneve; prekni përsëri
për t’i zvogëluar më tej fotografitë dhe për t’i shikuar sipas viteve.
Prekni miniaturën e një fotografie për ta zmadhuar dhe për t’u kthyer te pamja sipas koleksioneve dhe momenteve.
Kur shikoni sipas koleksionit ose vitit në skedën Photos, Photos shfaq një nëngrupim të përmbledhur të fotografive në mënyrë të parazgjedhur. Për të shfaqur të gjitha fotografitë tuaja, shkoni te Settings > Photos, pastaj çaktivizoni Summarize Photos.
Shfaqja e fotografive individuale
Në një album ose moment, zgjidhni një fotografi, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Zmadhimi ose zvogëlimi: Prekni dy herë ose largoni gishtat për të zmadhuar - kur e keni zmadhuar, zvarriteni për të shikuar pjesë të tjera të fotografisë; prekni dy herë ose bashkoni gishtat për ta zvogëluar.
Ndani: Prekni
, pastaj zgjidhni se si dëshironi ta ndani, shikoni Ndarja e fotove dhe e videove në iPhone.
Shtimi te të preferuarat: Prekni
për ta shtuar fotografinë tek albumi Favorites në skedën Albums.
Prekni
ose zvarriteni fotografinë poshtë për të vazhduar të shfletoni te momenti ose albumi.
Shikimi i detajeve të fotos
Në një album ose moment, zgjidhni një foto ose video.
Rrëshqitni lart për të parë sa më poshtë:
Efektet që mund të shtoni te një Live Photo; shikoni Modifikimi i një Live Photo.
Personat e identifikuar në fotografinë tuaj; shikoni Gjetja e personave te Photos.
Ku është nxjerrë fotografia dhe fotografitë ose videot e tjera të nxjerra në afërsi; shikoni Shfletimi i fotografive sipas vendndodhjes.
Kujtimet e lidhura; shikoni Shikimi i kujtimeve te Photos.
Një lidhje për të treguar fotografitë e tjera të nxjerra atë ditë.
Fshirja ose fshehja e një fotografie
Te Photos, prekni një fotografi ose video, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Fshirja: Prekni
për të fshirë një fotografi nga iPhone dhe pajisjet e tjera duke përdorur të njëjtën llogari të iCloud Photos; shikoni Përdorimi i iCloud Photos.
Fotot dhe videot e fshira ruhen në albumin Recently Deleted për 30 ditë, ku mund t’i rikuperoni ose t’i hiqni përgjithmonë nga të gjitha pajisjet.
Fshihni: Prekni
, pastaj prekni Hide në radhën e poshtme të opsioneve.
Fotografitë e fshehura zhvendosen në albumin e fshehur. Nuk mund t’i shihni ato diku tjetër.
Për të rikuperuar fotografitë e fshira ose për t’i fshirë ato përgjithmonë, shkoni tek Albums > Recently Deleted dhe më pas prekni Select. Zgjidhni fotot që dëshironi të rikuperoni apo fshini, pastaj prekni Recover ose Delete.
Luajtja e një Live Photo
Live Photo , që mund të shkrepet me disa modele, është figurës me lëvizje që shkrep çastet pak përpara dhe pas shkrepjes së fotos.
Në një album ose moment, hapni një Live Photo.
Shtypni foton (prekeni e mbajeni te modelet pa 3D Touch) për ta luajtur.
Shikoni Shkrepja e një Live Photo.
Shikimi i fotove në shkrepje Burst
Burst te Camera shkrep disa foto me shpejtësi të lartë që të keni një seri fotosh prej nga të zgjidhni. Te Photos, fotografitë në Burst ruhen së bashku si një miniaturë e vetme fotografike. Mund të shikoni çdo fotografi te Burst dhe më pas të zgjidhni të preferuarat për t'i ruajtur veçmas.
Në një album ose moment, prekni miniaturën për Burst.
Prekni Select, pastaj rrëshqitni përgjatë koleksionit të fotove.
Për të ruajtur foto specifike, prekni secilën foto për ta zgjedhur si Favorite, pastaj prekni Done.
Prekni Keep Everything për të mbajtur të gjitha fotot në Burst, ose prekni Keep Only [numrin e] Favorites për të mbajtur vetëm ato që keni zgjedhur.
Shikoni Shkrepja e fotove në seri.
Luajtja e një videoje
Në një album apo moment, zgjidhni një video, pastaj kryeni një nga më poshtë:
Për të luajtur videon, prekni
.
Për të vendosur videon në pauzë, prekni
.
Prekni dy herë ekranin për të kaluar nga pamja në ekran të plotë në përshtatjen sipas ekranit.
Luajtja dhe personalizimi i fotoserisë
Fotoseria është një koleksion i fotove tuaja, të faqosura dhe të shoqëruara me muzikë.
Në një album ose moment, prekni Select.
Prekni secilën foto që dëshironi të përfshini në fotoseri, pastaj prekni
.
Në radhën e poshtme të opsioneve, prekni Slideshow.
Prekni Options në pjesën e djathtë poshtë për të zgjedhur temën, muzikën etj. të një fotoserie.
Ose, kur shikoni një fotografi, prekni , pastaj prekni Slideshow për të luajtur një pamje rrëshqitëse të fotografive të fundit.
Për të transmetuar një pamje rrëshqitëse ose video në një TV shikoni Transmetimi i audios dhe videos te pajisjet e tjera nga iPhone.