Shtimi dhe përdorimi i informacionit të kontaktit në iPhone
Në aplikacionin Contacts , mund të shfaqni e modifikoni listën e kontakteve nga llogaritë personale, të kompanisë dhe llogari të tjera. Gjithashtu mund të krijoni kontakte dhe të konfiguroni një kartë kontakti me informacionin tuaj personal.
Pyet Siri. Thoni diçka si:
“What’s my brother’s work address?”
“Sarah Castelblanco is my sister”
“Send a message to my sister”
Krijimi i një kontakti
Prekni .
iPhone automatikisht sugjeron kontakte të reja nga mesazhet që merrni në Mail dhe ftesat në Calendar, si dhe nga aplikacione të tjera. Për të çaktivizuar këtë funksion, shkoni te Settings > Contacts > Siri & Search, pastaj çaktivizoni Find Contacts in Other Apps.
Gjetja e një kontakti
Prekni fushën e kërkimit në krye të listës së kontakteve, pastaj vendosni kërkimin tuaj.
Gjithashtu mund t'i kërkoni kontaktet tuaja duke përdorur Search (shihni Përdorimi i iPhone për të kërkuar për përmbajtje).
Ndarja e një kontakti
Prekni një kontakt, pastaj prekni Share Contact.
Shikoni Ndarja e dokumenteve nga aplikacionet në iPhone. Ndarja e një kontakti ndan të gjithë informacionin nga karta e kontaktit.
Arritja e shpejtë e një kontakti
Prekni një prej butonave poshtë emrit të kontaktit për të nisur një mesazh, telefonatë, videotelefonatë apo email.

Për të ndryshuar mënyrën e parazgjedhur të kontaktit (për shembull për një telefonatë), prekni e mbani butonin e telefonatës, pastaj prekni një numër telefoni.
Fshirja e një kontakti
Shkoni te karta e kontaktit, pastaj prekni Edit.
Kaloni poshtë, pastaj prekni Delete Contact.