Menaxhimi i cilësimet të Apple ID dhe të iCloud në iPhone
Apple ID juaj është llogaria që përdorni për pothuajse çdo gjë që bëni me Apple - duke përfshirë ruajtjen e përmbajtjeve tuaja në iCloud, transmetimin nga Apple Music dhe blerjen e përmbajtjeve nga iTunes Store, App Store dhe Apple Books. Në iPhone mund të identifikoheni në të gjitha shërbimet e Apple me një Apple ID dhe fjalëkalim të vetëm. Është mirë që të keni vetëm një Apple ID.
Përdorni iCloud për të ruajtur në formë të sigurt fotot, videot, dokumentet, muzikën, aplikacione etj. dhe për t'i përditësuar nëpër të gjitha pajisjet tuaja. Me iCloud mund të ndani me lehtësi foto, kalendarë, vendndodhje etj. me shoqërinë dhe familjen. Mund dhe ta përdorni iCloud për t'ju ndihmuar të gjeni iPhone nëse e humbisni.
iCloud ju ofron një llogari emaili falas dhe 5 GB hapësirë ruajtëse për postën, dokumentet, fotot e videot, si dhe rezervimet tuaja. Muzika, aplikacionet, shfaqjet televizive dhe librat nuk llogariten në hapësirën tuaj të disponueshme të ruajtjes. Mund ta rrisni hapësirën ruajtëse në iCloud drejt nga iPhone.
Shënim: Disa funksione të iCloud kanë kërkesa minimale sistemi. iCloud mund të mos disponohet në të gjitha rajonet dhe funksionet e iCloud mund të ndryshojnë në varësi të rajonit.
Identifikimi me Apple ID
Nëse nuk jeni identifikuar gjatë konfigurimit, veproni si më poshtë:
Shkoni te Settings
.
Prekni Sign in to your iPhone.
Vendosni Apple ID dhe fjalëkalimin.
Nëse e mbroni llogarinë me autentikim dyhapësh, vendosni kodin gjashtëshifror të verifikimit.
Nëse e keni harruar fjalëkalimin ose Apple ID, shikoni te sajti i uebit Recover your Apple ID.
Ndryshimi i cilësimeve të Apple ID
Shkoni te Settings > [emri juaj], ku mund të veproni si më poshtë:
Përditësimi i informacionit tuaj të kontaktit
Ndryshimi i fjalëkalimit tuaj
Menaxhimi i Family Sharing

Ndryshimi i cilësimeve të iCloud
Shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud.
Kryeni një nga më poshtë:
Shihni gjendjen e hapësirës ruajtëse në iCloud.
Shtoni hapësirë ruajtëse në iCloud, prekni Manage Storage > Change Storage Plan.
Aktivizoni funksionet që doni të përdorni, si p.sh. Photos, Mail, Contacts dhe Messages.
Mënyrat për të përdorur iCloud në iPhone
Mbajini të përditësuara përmbajtjet e mëposhtme:
Messages, Mail, Contacts, Calendars, Notes dhe Reminders
Fotot dhe videot; shihni Përdorimi i iCloud Photos në iPhone
Muzika, aplikacionet dhe librat
Dokumentet; shihni Përdorimi i iCloud Drive në iPhone
Faqeshënuesit, lista juaj e leximit dhe faqet e internetit që keni hapur në Safari; shihni Shfletimi i internetit me Safari në iPhone
Fjalëkalimet dhe kartat e kreditit; shihni Konfigurimi i iCloud Keychain në iPhone
Mund dhe të kryeni sa më poshtë:
Shihni të dhënat tuaja të iCloud në iPhone, iPad, iPod touch, Mac dhe iCloud.com (duke përdorur kompjuter Mac ose me Windows).
Ndani fotot dhe videot me personat që zgjidhni. Shikoni Ndarja e fotografive nga iPhone me Shared Albums në iCloud.
Ndajeni hapësirën tuaj ruajtëse në iCloud në plane me nga 200 GB e lart me deri në gjashtë anëtarë të familjes. Shikoni Ndarja e blerjeve me anëtarët e familjes në iPhone.
Pikasni iOS, Apple Watch ose pajisjet Mac që ju përkasin juve apo familjarëve tuaj. Shikoni Përdorni aplikacionin Find My iPhone për të gjetur pajisjen tuaj.
Gjeni shoqërinë dhe familjen; ju, shoqëria e familja mund të ndani vendndodhjet, të ndiqni njëri-tjetrin dhe të shihni vendndodhjen e secilit në hartë. Shikoni Pikasni shoqërinë dhe familjen nga iPhone juaj.
Rezervimi dhe restaurimi i të dhënave tuaja. Shikoni Rezervimi i iPhone me anë të iCloud ose iTunes.
Shënim: Nëse aktivizoni iCloud për aplikacione të tilla si Music, Photos dhe Contacts në iPhone, nuk mund të përdorni iTunes për t'i sinkronizuar ato me kompjuterin.