Aktivizimi dhe përdorimi i VoiceOver në iPhone
Me VoiceOver - një lexues ekrani me bazë gjestet - mund ta përdorni iPhone edhe nëse nuk e shikoni ekranin. VoiceOver jep një përshkrim zanor të asaj që ndodhet në ekranin tuaj, nga niveli i baterisë, te personi që ju telefonon e deri tek aplikacioni mbi të cilin keni vendosur gishtin. Mund dhe të rregulloni shpejtësinë dhe tonin e të folurit që ju përshtatet.
Kur prekni ekranin apo tërhiqni gishtin mbi të, VoiceOver e thotë me zë artikullin ku ndodhet gishti juaj, duke përfshirë ikonat dhe tekstin. Për të ndërvepruar me artikullin, si p.sh. butonat ose lidhjet, ose për të naviguar te një artikull tjetër përdorni gjestet e VoiceOver.
Kur shkoni në një ekran të ri, VoiceOver luan një tingull, pastaj përzgjedh dhe thotë me zë artikullin e parë në ekran (zakonisht në këndin e sipërm majtas). VoiceOver ju tregon se kur pamja ndryshon në pozicion së gjeri ose së gjati dhe kur ekrani errësohet apo kyçet, si dhe çfarë është aktiv në ekranin Lock kur zgjoni iPhone.
Aktivizimi ose çaktivizimi i VoiceOver
E rëndësishme: VoiceOver ndryshon gjestet që përdorni për të komanduar iPhone. Kur aktivizohet VoiceOver, duhet të përdorni gjestet e VoiceOver për ta përdorur telefonin iPhone.
Për ta aktivizuar ose çaktivizuar VoiceOver, përdorni një nga metodat e mëposhtme:
Shkoni te Settings
> General > Accessibility > VoiceOver, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni cilësimin.
Thërrisni Siri-n dhe thoni “Turn on VoiceOver” ose “Turn off VoiceOver”.
Klikoni tri herë mbi butonin anësor (iPhone X e lart).
Klikimi tri herë mbi butonin Home (modelet e tjera).
Mësimi dhe kryerja e gjesteve të VoiceOver
Gjestet e VoiceOver mund t'i praktikoni në një zonë të veçantë pa ndikuar tek iPhone apo cilësimet e tij. Kur kryeni një gjest, VoiceOver përshkruan gjestin dhe veprimin vijues.
Provoni teknika të ndryshme për të zbuluar se cila prej tyre ju përshtatet më mirë. Nëse një gjest nuk funksionon, provoni një lëvizje më të shpejtë, veçanërisht për prekjen e dyfishtë apo rrëshqitjen. Për të rrëshqitur, përpiquni të fërkoni shpejt ekranin me gishtin ose gishtat tuaj. Për rezultatet më të mira kur përdorni gjestet me shumë gishta, prekeni ekranin duke lënë pak hapësirë mes gishtave tuaj.
Shkoni te Settings
> General > Accessibility > VoiceOver.
Aktivizoni VoiceOver, prekni VoiceOver Practice, pastaj prekni dy herë për të filluar.
Kryeni gjestet e mëposhtme me një, dy, tre dhe katër gishta:
Prekni
Prekni dy herë
Prekni tri herë
Rrëshqitni majtas, djathtas, lart ose poshtë
Kur të përfundoni me praktikimin, prekni Done, pastaj prekni dy herë për të dalë.