Ndarja e dokumenteve nga aplikacionet në iPhone
Në iPhone, mund të ndani një dokument nga çdo aplikacion që mbështet ndarjen, megjithëse metodat e ndarjes mund të variojnë sipas aplikacionit.
Ndarja e një dokumenti nga një aplikacion
Në shumë aplikacione, mund të ndani një dokument siç përshkruhet më poshtë. (Aplikacioni Files është një përjashtim.)
Hapni dokumentin, pastaj prekni Share ose
.
Nëse nuk shikoni Share ose
, prekni
ose një buton tjetër në aplikacion për të pasur akses tek opsionet e ndarjes.
Zgjidhni një opsion për ndarjen - Message, Mail, etj.
Opsionet variojnë sipas aplikacionit dhe mund të përfshijnë zgjedhje nga aplikacionet që keni shkarkuar. Për shembull, nëse shkarkoni Pinterest, ai bëhet një opsion tjetër për ndarjen. Shikoni Instalimi dhe menaxhimi i moduleve të aplikacioneve në iPhone.
Ndarja e dokumenteve nga aplikacioni Files
Mund të ndani një kopje të çdo dokumenti te Files me personat e tjerë.
Prekni aplikacionin Files
në ekranin Home, pastaj prekni Browse në fund të ekranit.
Për të lokalizuar dokumentin që dëshironi të ndani, bëni një nga veprimet e mëposhtme:
Shfletoni për dokumentin: Prekni artikujt nën Locations, Favorites ose Tags dhe hapni dosjet për të lokalizuar dokumentin. (Nëse nuk i shikoni Locations, prekni përsëri te Browse.)
Kërkoni për dokumentin: Shkruani një pjesë ose të gjithë emrin e dokumentit në fushën e kërkimit pranë kreut të ekranit.
Prekni e mbani dokumentin, pastaj prekni Share.
Zgjidhni një opsion për dërgimin e dokumentit (p.sh. Message, Mail, etj.).
Shihni gjithashtu Ndarja e skedarëve nga iCloud Drive në iPhone.
Organizimi i opsioneve të ndarjes
Mund t’i riorganizoni opsionet e ndarjes për ta bërë më të lehtë aksesin tek ato që përdorni më shpesh.
Kur ndani një dokument, prekni
.
Prekni dhe zvarrisni
për të lëvizur artikujt në pozicione të reja.