Caktimi i “Do Not Disturb During Bedtime” në iPhone
Mund të aktivizoni “Do Not Disturb During Bedtime” për t'ju ndihmuar të flini. Errëson ekranin, hesht telefonatat dhe i dërgon njoftimet e natës te Notification Center derisa ta shkyçni iPhone në mëngjes.
Aktivizimi i “Do Not Disturb During Bedtime”
Shkoni te Settings
> Do Not Disturb.
Aktivizoni Do Not Disturb, aktivizoni Scheduled, pastaj aktivizoni Bedtime.
Prekni From, pastaj caktoni orën e nisjes dhe të përfundimit për Bedtime.
Gjatë orarit të Bedtime,
shfaqet në shiritin e statusit.
Bedtime çaktivizohet automatikisht në fund të orarit të qetë që specifikoni ju. Për ta çaktivizuar më shpejt, prekni njoftimin e Do Not Disturb në ekranin Lock dhe më pas prekni Turn Off. Kur Bedtime është joaktive, njoftimet do të vazhdojnë.
Që telefonatat, SMS-të dhe njoftimet të mos ju shpërqendrojnë gjatë drejtimit të makinës, aktivizoni Do Not Disturb While Driving.