Shkruani një email te Mail në iPhone
Përdorni aplikacionin Mail për të mbajtur kontaktet me shoqërinë, familjen dhe kolegët. Mund të dërgoni dhe të merrni foto, video, vizatime, dokumente dhe shumë të tjera.
PARALAJMËRIM: Për informacion të rëndësishëm rreth shmangies së shpërqendrimeve që mund të çojnë në situata të rrezikshme, shihni Informacione të rëndësishme për sigurinë për iPhone.

Shtimi i llogarive të tjera të emailit
Shkoni te Settings > Passwords & Accounts > Add Account > Other > Add Mail Account.
Krijimi i një mesazhi emaili
Prekni . Prekeni e mbajeni për të parë emailet draft që keni ruajtur.
Pyet Siri. Thoni diçka si: “New email to John Bishop” ose “Email Simon and say I got the forms, thanks”.Mësoni si të pyesni Siri-n.
Shtimi i bashkëngjitjeve në një email
Prekni dy herë trupin e emailit, prekni Add Attachment, pastaj zgjidhni një dokument te Files.
Citimi i tekstit kur përgjigjeni për një email
Prekni e mbani diku në trupin e emailit, pastaj zgjidhni tekstin që dëshironi të përfshini.
Prekni
, pastaj prekni Reply.
Për të çaktivizuar kryeradhitjen e tekstit të cituar, shkoni te Settings > Mail > Increase Quote Level.
Futja e një fotografie ose videoje
Prekni dy herë trupin e emailit, pastaj prekni Insert Photo or Video.
Vizatimi në email
Prekni dy herë trupin e emailit, pastaj prekni Insert Drawing.
Përdorni mjetet për vizatimin dhe shënimet.
Prekni Done, më pas prekni Insert Drawing.
Shikoni Përdorimi i Markup te aplikacionet në iPhone.

Ndryshimi i nënshkrimit të emailit
Shkoni te Settings > Mail > Signature.
Këshillë: Nëse keni më shumë se një llogari emaili, prekni Per Account për të caktuar një nënshkrim të ndryshëm për secilën.