Marrja e orientimeve kthesë pas kthese në Maps në iPhone
Në aplikacionin Maps , merrni udhëzime të detajuara kthesë pas kthese për itineraret e udhëtimit me makinë, me transportin publik dhe në këmbë (nuk është në dispozicion në të gjitha rajonet).
Për të marrë orientime, iPhone duhet të jetë lidhur me internetin. Për të marrë orientime në lidhje me vendndodhjen tuaj aktuale, duhet të aktivizohet Location Services. (Shikoni Caktimi se cilat aplikacione e dinë vendndodhjen tuaj në iPhone.)
Dëgjimi i orientimeve kthesë pas kthese
Pyet Siri. Thoni diçka si: “Give me directions home.” Mësoni si të pyesni Siri-n.
Pa pyetur Siri-n, mund të gjeni itinerarin e udhëtimit, pastaj prekni Go.
Teksa ju ndjek ecurinë, Maps ju orienton me zë në çdo kthesë drejt destinacionit tuaj. Për të përfunduar orientimin në çdo moment, prekni End, ose thojini Siri-t diçka si p.sh. “Stop navigating”.

Bëni një nga më poshtë në çdo moment gjatë udhëtimit tuaj:
Shikimi i orientimeve kthesë pas kthese në një listë: Prekni kartën e itinerarit në pjesën e poshtme të ekranit, pastaj prekni Details.
Bërja e një ndalese përgjatë itinerarit tuaj: I thoni diçka Siris si p.sh. “Find a gas station”. Ose prekni një kartë itinerari në fund të ekranit, prekni një nga shërbimet e sugjeruara (si p.sh. pika karburanti), më pas prekni Go to dhe shtoni një në itinerarin tuaj.
Shikimi i pamjes së përgjithshme të itinerarit: Prekni orientimet e kthesave në krye të ekranit.
Për të ndryshuar orientimin e hartës së përmbledhjes (që në krye të ekranit të shfaqet destinacioni dhe jo veriu), prekni hartën, pastaj prekni
. Për të vazhduar shfaqjen e veriut në krye të ekranit, prekni hartën, pastaj prekni sërish
.
Për t’u kthyer tek orientimet kthesë pas kthese, prekni orientimin e kthesave në këndin e majtë lart të ekranit.
Kur është aktivizuar Do Not Disturb While Driving, ose nëse iPhone kyçet automatikisht, Maps qëndron në ekran dhe vazhdon të njoftojë orientimet. Edhe nëse hapni një aplikacion tjetër, Maps vazhdon t'ju japë orientime kthesë pas kthese. (Për t'u kthyer te Maps nga një aplikacion tjetër, prekni banerin në pjesën e sipërme të ekranit.)
Shikimi i orientimeve kthesë pas kthese ose ndalim pas ndalimi
Pyet Siri. Thoni diçka si: “Transit directions to my dad’s work”. Mësoni si të pyesni Siri-n.
Pa pyetur Siri-n, mund të gjeni itinerarin e transportit publik apo të ecjes me këmbë, pastaj prekni Go.
Teksa ju ndjek ecurinë, Maps ju shfaq dhe vendndodhjen tuaj në itinerar. Për të përfunduar orientimin në çdo moment, prekni End, ose thojini Siri-t diçka si p.sh. “Stop navigating”.

Bëni një nga më poshtë në çdo moment gjatë udhëtimit tuaj:
Shikimi i udhëzimit që vijon: Rrëshqitni majtas në baner në pjesën e sipërme të ekranit.
Shikimi i orientimeve në një listë: Prekni kartën e itinerarit në pjesën e poshtme të ekranit, pastaj prekni Details.
Shikimi i pamjes së përgjithshme të itinerarit: Prekni kartën e itinerarit në pjesën e poshtme të ekranit, pastaj prekni Overview. Për të parë më shumë detaje, prekni kartën e itinerarit, më pas prekni Turn-by-turn (për itinerar me këmbë) ose Zoom In (për itinerar me transport publik).
Shtoni një ndalesë tranziti në listën Favorites dhe linjën e tranzitit në miniaplikacionin Maps Transit: Shikoni Shtimi i një ndalese tranziti te lista e Favorites.