Shfletimi dhe leximi i artikujve dhe i edicioneve të Apple News+ në iPhone
Për të përfituar maksimumin nga Apple News+, ndiqni botimet tuaja të preferuara, pastaj lexoni teksa shfletoni ose shkarkojini edicionet për t'i lexuar më vonë (vetëm SHBA dhe Kanada, iOS 12.2 ose më lart).
Ndjekja dhe çndjekja e botimeve
Botimet e Apple News+ mund t'i ndiqni duke ndjekur kanalin përkatës. Kryeni një nga më poshtë:
Prekni skedën Today ose skedën News+, prekni një artikull apo edicion nga një botim i Apple News+, prekni emrin e botimit në krye të ekranit, pastaj prekni .
Prekni skedën Following, prekni fushën e kërkimit në krye të ekranit, vendosni emrin e botimit, pastaj prekni .
Për të çndjekur një botim, prekni skedën Following, prekni Edit, prekni , pastaj prekni Remove.
Shfletimi i edicioneve të Apple News+
Artikujt dhe edicionet nga Apple News+ shfaqen te buletini News+, buletini Today dhe në buletinet e kanaleve. Artikujt (por jo edicionet) mund t'i gjeni edhe në buletinet e tematikave dhe në rezultatet e kërkimit. Për të hapur edicione të tëra, prekni skedën News+ në fund të ekranit, ku mund të kryeni një nga sa më poshtë:
Shfaqjen e të gjitha botimeve të ofruara: Prekni Browse the Catalog pranë kreut të ekranit.
Shfaqjen e një kategorie të caktuar përmbajtjeje: Prekni një kategori, si p.sh. Business & Finance, Entertainment ose Style pranë kreut të ekranit. Prekni Featured për të parë një grup botimesh të zgjedhura nga redaktorët e Apple News. Rrëshqitni majtas për të parë kategori të tjera.
Shfaqjen e edicioneve të reja: Te My Magazines, edicionet që nuk i keni parë ende shfaqen në të majtë. Nëse një edicion nuk është më i ri, do të shfaqet te Recent.
Shfaqjen e edicioneve të kohëve të fundit: Te My Magazines, rrëshqisni majtas, pastaj prekni një edicion te Recent për ta hapur. Prekni edicionin te Reading Now për të vazhduar leximin e edicionit që kishit hapur të fundit.
Shënim: Nëse e çndiqni apo bllokoni një botim të Apple News+, edicionet e tij hiqen nga My Magazines.
Shfletimin e artikujve dhe të edicioneve të Apple News+: Në ekranin News+, rrëshqisni lart, pastaj prekni një artikull apo edicion për ta hapur.
Hapja e një edicioni
Edicionet mund t'i hapni me një nga këto mënyra:
Prekni një kopertinë edicioni te buletini News+ ose Today.
Prekni Following, vendosni emrin e kanalit të Apple News+ në fushën e kërkimit, prekni kanalin, pastaj prekni edicionin.
Ndiqni një lidhje drejt edicionit që ka ndarë dikush me ju.
Hapja e edicioneve të kaluara
Prekni Following, pastaj prekni një kanal që ndiqni ose kërkoni për një kanal dhe prekeni.
Te edicionet Recent, rrëshqisni edicionin që dëshironi të lexoni, pastaj prekeni për ta hapur.
Për të shfletuar të gjitha edicionet e kaluara në gjendje të kanalit, rrëshqisni mes edicioneve në krye të ekranit.
Leximi i edicioneve të Apple News+
Prekni edicionin, ku mund të kryeni një nga sa më poshtë:
Shfaqjen e pasqyrës së lëndës: Prekni ikonën e kopertinës në fund majtas të ekranit.
Kalimin tek artikulli: Në një edicion në Apple News Format, prekni lidhjen e artikullit te pasqyra e lëndës. Në një edicion në PDF, prekni miniaturën e faqes që dëshironi të shfaqni.
Shfletimin e një edicioni: Në edicionet PDF, rrëshqisni majtas ose prekni Next për të kaluar në faqen tjetër. Rrëshqisni djathtas për të kaluar në faqen e mëparshme. Në edicionet e Apple News Format, rrëshqisni majtas për kaluar në artikullin vijues ose rrëshqisni djathtas për të kaluar në artikullin e mëparshëm.
Ndryshimin e madhësisë së tekstit: Për artikujt në Apple News Format, prekni , pastaj prekni shkronjën e zvogëlimit ose të zmadhimit për të ndryshuar madhësinë e shkrimit në edicion. (Nuk ofrohet në të gjitha edicionet.) Për edicionet në PDF, ndukni për të zmadhuar.
Shkarkimi i një edicioni të Apple News+
Për t'i shkarkuar edicionet për lexim jashtë linje, kryeni një nga sa më poshtë:
Prekni skedën News+. Te My Magazines, kaloni tek edicioni, pastaj prekni poshtë kopertinës së edicionit.
Prekni Following, prekni buletinin e kanalit të revistës, pastaj prekni poshtë kopertinës së edicionit te grupi Recent Issues.
News shkarkon automatikisht edicionin e fundit të revistave që ndiqni nëse iPhone ka hapësirë të mjaftueshme ruajtëse dhe nëse është i lidhur me Wi-Fi. Edicionet mund t'i shkarkoni vetëm nëse jeni abonent.
Shënim: Në shumicën e rasteve, edicionet e shkarkuara automatikisht hiqen nga iPhone 30 ditë pas shkarkimit. Nëse keni hapësirë të vogël ruajtëse në iPhone, ato mund të hiqen edhe më herët. Shikoni artikullin e Apple Support Read magazines with Apple News+ (Leximi i revistave me Apple News+).