Përdorimi i pajisjeve të dëgjimit me iPhone
Me iPhone mund të përdorni audioprocesorë ose aparate dëgjimi Made for iPhone (MFi) si dhe t'u rregulloni cilësimet.
Çiftimi i një pajisjeje dëgjimi me iPhone
Nëse pajisjet tuaja të dëgjimit nuk renditen te Settings > General > Accessibility > MFi Hearing Aids, ju duhet t'i çiftoni me iPhone.
Hapni kapakun e baterisë së secilës pajisje dëgjimi.
Në iPhone, shkoni te Settings > Bluetooth dhe sigurohuni që Bluetooth të jetë aktivizuar.
Shkoni te Settings > General > Accessibility > MFi Hearing Devices.
Mbyllni kapakët e baterisë në pajisjet e dëgjimit.
Kur iu shfaqen emrat në listën e pajisjeve (kjo mund të marrë pak), prekni emrat dhe përgjigjjuni kërkesave për çiftim.
Çiftimi mund të marrë deri në 60 sekonda - mos u përpiqni të transmetoni audio apo të përdorni pajisjet e dëgjimit pa përfunduar çiftimi. Me përfundimin e çiftimit do të dëgjoni një seri tingujsh dhe një sinjal, dhe një shenjë do të shfaqet në krah të pajisjeve të dëgjimit në listën Devices.
Pajisjet duhet t'i çiftoni vetëm një herë (këtë mund ta bëjë për ju dhe specialisti audiolog). Pas kësaj, pajisjet e dëgjimit rilidhen automatikisht me iPhone sa herë që ndizen.
Rregulloni cilësime dhe shfaqni statusin e pajisjeve tuaja të dëgjimit
Te Settings: Shkoni te Settings
> General > Accessibility > MFi Hearing Devices.
Përdorimi i shkurtoreve të asistencës: Shikoni Përdorimi i shkurtoreve të asistencës në iPhone.
Në ekranin Lock: Shkoni te Settings > General > Accessibility > MFi Hearing Devices, pastaj aktivizoni Control në Lock Screen. Nga ekrani Lock, mund të veproni si më poshtë:
Kontrolloni statusin e baterisë.
Përshtatni volumin dhe balancimin e mikrofonit të ambientit.
Zgjidhni cili aparat dëgjimi (majtas, djathtas, apo të dy) të marrë transmetimin audio.
Kontrolloni Live Listen.
Zgjidhni nëse audioja e telefonatës dhe audioja e medias kalojnë tek aparati i dëgjimit.
Zgjidhni luajtjen e sinjalizimeve përmes aparatit të dëgjimit. (Jo të gjitha aparatet e dëgjimit e mbështetin këtë funksion.)
Përdorimi i pajisjeve të dëgjimit me më shumë se një pajisje me iOS
Nëse i çiftoni pajisjet e dëgjimit me më shumë se një pajisje me iOS (iPhone dhe iPod touch, për shembull), lidhja për pajisjet e dëgjimit ndryshon nga njëra te tjetra automatikisht kur bëni diçka që krijon audio në pajisjen tjetër, ose kur merrni një telefonatë në iPhone. Ndryshimet që bëni në cilësimet e pajisjes së dëgjimit në njërën pajisje dërgohen automatikisht në pajisjet e tjera me iOS.
Identifikohuni në iCloud me të njëjtën Apple ID në të gjitha pajisjet.
Lidhini të gjitha pajisjet në të njëjtin rrjet Wi-Fi.
Aktivizimi i Hearing Aid Compatibility
Hearing Aid Compatibility mund të reduktojë interferencën dhe mund të përmirësojë cilësinë e audios me disa modele aparatesh dëgjimi.
Shkoni te Settings
> General > Accessibility.
Aktivizoni Hearing Aid Compatibility.
Rregullat e përputhshmërisë të FCC për aparatet e dëgjimit kërkojnë që telefona të caktuar të testohen dhe të vlerësohen sipas standardeve të përputhshmërisë së American National Standard Institute (ANSI) C63.19.
Pajtueshmëria e aparateve të dëgjimit e standardit ANSI përmban dy lloje klasifikimesh:
M: Për interferencat e reduktuara të radiofrekuencës për të mundësuar çiftimin me aparatet e dëgjimit që nuk funksionojnë në regjimin Telecoil
T: Për çiftimin induktiv me aparatet e dëgjimit që funksionojnë në regjimin Telecoil
Këto klasifikime jepen në një shkallë nga njëshi te katra ku katra është më e përputhshme. Një telefon konsiderohet si i përputhshëm sipas kërkesave FCC nëse është i klasifikuar si M3 ose M4 për çiftimin akustik dhe T3 ose T4 për çiftimin induktiv.
Për klasifikimet e iPhone të përputhshmërisë së aparateve të dëgjimit, shikoni artikullin e Ndihmës së Apple Rreth kërkesave të pajtueshmërisë së aparateve të dëgjimit (HAC) për iPhone.
Klasifikimet e përputhshmërisë së dëgjimit nuk garantojnë se një aparat dëgjimi funksionon mirë me një telefon specifik. Disa aparate dëgjimi mund të funksionojnë mirë me telefona që nuk plotësojnë kërkesat e FCC për pajtueshmërinë e aparateve të dëgjimit. Për të siguruar që një aparat dëgjimi i caktuar të funksionojë mirë me një telefon të caktuar, përdorini ato së bashku përpara blerjes.
Ky telefon është testuar dhe klasifikuar për përdorim me aparatet e dëgjimit për disa nga teknologjitë me valë që përdor. Sidoqoftë, mund të ketë disa teknologji më të reja me valë që përdoren në këtë telefon që nuk janë testuar akoma për t'u përdorur me aparatet e dëgjimit. Është e rëndësishme të përpiqeni të provoni tipare të ndryshme të këtij telefoni në vendndodhje të ndryshme duke përdorur aparatin e dëgjimit për të përcaktuar nëse dëgjoni zhurmë ndërhyrëse. Konsultohuni me ofruesin e shërbimit ose prodhuesin e këtij telefoni për informacion rreth pajtueshmërisë me aparatin e dëgjimit. Nëse keni pyetje rreth politikave të kthimit ose këmbimit konsultohuni me ofruesin e shërbimit ose shitësin me pakicë.