Shkruani një email te Mail në iPhone
Me aplikacionin Mail , mund të shkruani e modifikoni emaile dhe të dërgoni e merrni foto, video, vizatime, dokumente etj.

Krijimi i një mesazhi emaili
Pyet Siri. Thoni diçka si: “New email to John Bishop” ose “Email Simon and say I got the forms, thanks”.Mësoni si të pyesni Siri-n.
Ose veproni si më poshtë:
Prekni
.
Prekni në email, pastaj shkruani mesazhin.
Me tastierën në ekran, mund të prekni tastet individuale ose ta rrëshqisni gishtin nga njëra germë tek tjetra për të shkruar pa e ngritur gishtin. (Shikoni Vendosja e tekstit me anë të tastierës virtuale.)
Për të ndryshuar formatimin, prekni
në shiritin e formatimit mbi tastierë, pastaj prekni
.
Mund të ndryshoni stilin e shkronjave, të ndryshoni ngjyrën e tekstit, të përdorni stil të trashë ose të pjerrët, të shtoni një listë me pika apo numra etj.
Përgjigjja ndaj një emaili
Prekni në email, prekni
, pastaj prekni Reply.
Shkruani përgjigjen tuaj.
Me tastierën në ekran, mund të prekni tastet individuale ose ta rrëshqisni gishtin nga njëra germë tek tjetra për të shkruar pa e ngritur gishtin. (Shikoni Vendosja e tekstit me anë të tastierës virtuale.)
Citimi i tekstit kur përgjigjeni për një email
Kur i përgjigjeni një emaili, mund të përfshini tekst nga dërguesi për të qartësuar se në lidhje me çfarë po përgjigjeni.
Tek emaili i dërguesit, prekni e mbani fjalën e parë të tekstit, pastaj tërhiqni deri te fjala e fundit. (Shikoni Zgjedhja dhe rishikimi i tekstit.)
Prekni
, prekni Reply, pastaj shkruani mesazhin tuaj.
Për të çaktivizuar kryeradhitjen e tekstit të cituar, shkoni te Settings > Mail > Increase Quote Level.