Caktimi i një alarmi apo orari për fjetje në iPhone
Tek aplikacioni Clock , mund të caktoni një alarm që luan një tingull ose dridhje në një orë specifike. Mund të caktoni gjithashtu në orar fjetjeje që ju kujton se kur duhet të shkoni për të fjetur dhe luan një tingull ose dridhet kur është koha për t'u zgjuar.
Pyet Siri. Thoni diçka si: “Wake me up tomorrow at 7 a.m”. ose “Set an alarm for 9 a.m. every Friday”.Mësoni si të pyesni Siri-n.
Caktimi i një alarmi
Prekni Alarm, pastaj prekni
.
Caktoni orën, pastaj zgjidhni një prej opsioneve të mëposhtme:
Repeat: Zgjidhni ditët e javës.
Label: Emërtoni alarmin, si p.sh. “Ujit lulet”.
Sound: Zgjidhni një zile ose dridhje.
Snooze: Jepini vetes nëntë minuta të tjera.
Prekni Save.
Për të ndryshuar ose fshirë alarmin, prekni Edit.
Caktimi i një orari fjetjeje
Prekni Bedtime në fund të ekranit, prekni Set Up, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Prekni Bedtime, pastaj aktivizoni Bedtime Schedule.
Ndryshimi i orarit të fjetjes
Për të ndryshuar orarin e Bedtime, kryeni një nga më poshtë:
Caktoni ditët e alarmit: Prekni ditët e javës.
Rregullimi i orarit të fjetjes dhe të zgjimit: Tërhiqni
dhe
.
Çaktivizimi i rikujtesave të fjetjes: Prekni
, prekni Options, prekni Bedtime Reminder, pastaj prekni None.
Tek Options, mund dhe të aktivizoni ose çaktivizoni Do Not Disturb During Bedtime, të gjurmoni kohën në shtrat dhe të caktoni zërin dhe volumin e zgjimit.
Monitorimi i historikut të fjetjes
Prekni Bedtime, pastaj kaloni poshtë tek Analysis, që tregon historikun tuaj të fundit të fjetjes.
Nëse e përdorni iPhone kur duhet të jeni në gjumë, nuk do të merrni kredite fjetjeje për atë kohë.
Për të parë më shumë nga historiku juaj i fjetjes në aplikacionin Health, prekni "Show more in Health".
Në aplikacionin Health, prekni Add Data në këndin djathtas lart të ekranit Sleep Analysis për të shtuar informacion rreth historikut tënd të fjetjes.