Ndarja e fotografive, një kalendari dhe më shumë me anëtarët e familjes në iPhone
Me Family Sharing në iPhone mund të ndani një album fotografik të familjes, një kalendar të familjes, vendndodhjen tuaj etj.
Ndarja e fotografive ose videove me anëtarët e familjes
Kur konfiguroni Family Sharing, në aplikacionin Photos krijohet automatikisht një album i quajtur Family në të gjitha pajisjet e anëtarëve të familjes.
Hapni aplikacionin Photos
, pastaj zgjidhni një foto apo video, ose zgjidhni disa foto apo video.
Prekni
, pastaj prekni Shared Albums.
Shtoni çdo koment që dëshironi, pastaj prekni Shared Albums.
Zgjidhni një album ku do ta shtoni fotografinë ose videon.
Anëtarët mund të anulojnë abonimin nga albumi i familjes dhe organizatori i familjes mund ta fshijë atë ose t’i heqë abonentët. Shikoni Ndarja e fotove të iPhone me Shared Albums në iCloud.
Shtimi i një ngjarjeje në kalendarin e familjes
Kur konfiguroni Family Sharing, në aplikacionin Calendar krijohet automatikisht një kalendar i ndarë i quajtur Family në të gjitha pajisjet e anëtarëve të familjes. Mund të planifikoni një ngjarje në këtë kalendar për ta ndarë atë me anëtarët e familjes.
Hapni aplikacionin Calendar
, pastaj shtoni një ngjarje.
Kur futni detajet e ngjarjes, prekni Calendar, pastaj prekni Family për ta shtuar ngjarjen te kalendari i familjes.
Anëtarët mund të anulojnë abonimin nga kalendari i familjes, dhe organizuesi i familjes mund ta fshijë atë. Shikoni Ndarja e kalendarëve të iCloud në iPhone.
Ndarja e vendndodhjes suaj me anëtarët e familjes
Me Family Sharing, mund të ndani vendndodhjen tuaj me anëtarët e grupit tuaj të familjes. Kur organizatori i familjes konfiguron Location Sharing te cilësimet e Family Sharing, vendndodhja e organizatorit ndahet automatikisht me të gjithë në familje. Më pas anëtarët e familjes mund të zgjedhin nëse do të ndajnë apo jo vendndodhjen e tyre.
Kur ndani vendndodhjen, familjarët tuaj mund t'jua shikojnë vendndodhjen te Find My dhe Messages, dhe, nëse ju humbet pajisja, ata mund t'ju ndihmojnë ta gjeni me enë të Find My
Shënim: Për të ndarë vendndodhjen tuaj, ju duhet të keni të aktivizuar Location Services te Settings > Privacy.
Shkoni te Settings > [emri juaj] > Family Sharing > Location Sharing, pastaj aktivizoni Share My Location.
Prekni Change My Location to This iPhone.
Prekni një familjar me të cilin doni ta ndani vendndodhjen, prekni Share My Location, pastaj prekni
.
Këtë hap mund ta përsërisni për secilin familjar me të cilin doni ta ndani vendndodhjen. Anëtari i familjes merr një mesazh që ju po ndani vendndodhjen dhe mund të zgjedhë ta ndajë vendndodhjen e vet me ju.
Mund dhe të dërgoni apo ta ndani vendndodhjen ndërsa përdorni aplikacionin Messages (iOS 8 ose iPadOS 13 e lart) duke prekur foton e profilit ose emrin në krye të bashkëbisedimit, duke prekur
, pastaj duke prekur Send My Current Location ose Share My Location.
Për të ndaluar ndarjen e vendndodhjes suaj me një anëtar të familjes, shkoni te Settings > [emri juaj] > Share My Location. Prekni anëtarin e familjes, pastaj prekni Stop Sharing My Location.
Për të gjetur vendndodhjen e një familjari, përdorni aplikacionin Find My .
Ndarja e një Personal Hotspot
Me Family Sharing, mund të ndani lidhjen e internetit përmes një Personal Hotspot me pjesëtarët e grupit tuaj të familjes. Kur një pjesëtar i grupit tua të familjes konfiguron një Personal Hotspot, familjarët e tjerë mund ta përdorin për të ndarë një lidhje interneti pa qenë nevoja të vendosin fjalëkalimin.