Udhëzuesi i përdorimit të iPhone
- Udhëzuesi i përdorimit të iPhone
- Ç'të reja ka në iOS 13
- Modelet e mbështetura të iPhone
-
- Zgjimi dhe shkyçja
- Rregullimi i volumit
- Ndryshimi i tingujve dhe i dridhjeve
- Hapja e funksioneve nga ekrani Lock
- Hapja e aplikacioneve në ekranin Home
- Shkrepja e një fotoje apo regjistrimi të ekranit
- Ndryshimi ose kyçja e orientimit të ekranit
- Ndryshimi i sfondit
- Afrimi i artikujve të ekranit
- Kërkimi me iPhone
- Përdorimi i AirDrop për të dërguar artikuj
- Kryerja e veprimeve të shpejta
- Përdorimi dhe personalizimi i Control Center
- Shfaqja dhe organizimi i Today View
- Karikimi dhe monitorimi i baterisë
- Mësoni kuptimin e ikonave të statusit
- Udhëtimi me iPhone
-
- Calculator
- Compass
-
- Konfigurimi i FaceTime
- Kryerja dhe marrja e thirrjeve
- Kryerja e një telefonate FaceTime në grup
- Shkrepja e një Live Photo
- Përdorimi i aplikacioneve të tjera gjatë thirrjes
- Shtimi i efekteve të kamerës
- Ndryshimi i cilësimeve të zërit e të figurës
- Largimi nga telefonata ose kalimi te Messages
- Bllokoni telefonuesit e padëshiruar
-
- Mbledhja e të dhënave të shëndetit e të fizkulturës
- Shfaqja e informacionit të shëndetit e të fizkulturës
- Gjurmimi i ciklit tuaj menstrual
- Monitorimi i niveleve të zërit
- Ndarja e të dhënave të shëndetit e të fizkulturës
- Shkarkimi i kartelave shëndetësore
- Krijimi dhe ndarja e Medical ID tuaj
- Regjistrimi si dhurues organesh
- Rezervimi i të dhënave tuaja të Health
-
- Pamje e përgjithshme e Home
- Shtimi dhe komandimi i aksesorëve
- Konfigurimi i aksesorëve
- Shtimi i shtëpive të tjera
- Konfigurimi i HomePod
- Konfigurimi i kamerave
- Konfigurimi i një rrugëzuesi
- Krijimi dhe përdorimi i skenave
- Komandimi i shtëpisë duke përdorur Siri-n
- Automatizimet dhe hyrja në distancë
- Krijimi i një automatizimi
- Ndarja e komandave me të tjerët
-
- Shikimi i hartave
- Gjetja e vendeve
- Shikimi përreth
- Shënimi i vendeve
- Marrja e informacionit për një vend
- Ndarja e vendeve
- Ruajtja e vendeve të preferuara
- Krijimi i koleksioneve
- Marrja e informacionit të trafikut dhe të motit
- Marrja e orientimeve
- Ndjekja e orientimeve kthesë pas kthese
- Gjetja e makinës
- Gjetja e një udhëtimi me makinë
- Bëni turne me Flyover në Maps
- Ndihmoni në përmirësimin e Maps
-
- Konfigurimi i Messages
- Dërgimi dhe marrja e mesazheve
- Dërgimi i fotove, videove dhe audios
- Animimi i mesazheve
- Përdorimi i aplikacioneve iMessage
- Përdorimi i Animoji dhe Memoji
- Dërgimi i një efekti Digital Touch
- Dërgimi dhe marrja e parave me Apple Pay
- Ndryshimi i njoftimeve
- Filtrimi dhe bllokimi i mesazheve
- Fshirja e mesazheve
-
- Shikimi i fotove dhe i videove
- Modifikimi i fotove dhe videove
- Modifikimi i Live Photos
- Modifikimi i fotove në modalitet Portrait
- Organizimi i fotove në albume
- Kërkimi në Photos
- Ndarja e fotove dhe e videove
- Shikimi i Memories
- Gjetja e personave te Photos
- Shfletimi i fotove sipas vendndodhjes
- Përdorimi i iCloud Photos
- Ndarja e fotove me iCloud Shared Albums
- Përdorimi i My Photo Stream
- Importimi i fotove dhe i videove
- Printimi i fotove
- Shortcuts
- Stocks
- Tips
- Weather
-
- Konfigurimi i Family Sharing
- Ndarja e blerjeve me anëtarët e familjes
- Aktivizimi i Ask To Buy
- Fshehja e blerjeve
- Ndarja e abonimeve
- Ndarja e fotografive, një kalendari dhe më shumë me anëtarët e familjes
- Gjetja e pajisjes së humbur të një anëtari të familjes
- Konfigurimi i Screen Time për anëtarët e familjes
-
- Ndarja e lidhjes së internetit
- Lejimi i telefonatave në iPad, iPod touch dhe Mac
- Përcjellja e detyrave mes iPhone dhe Mac
- Prisni, kopjoni e ngjisni mes iPhone dhe Mac
- Lidhja e iPhone dhe kompjuterit me anë të USB-së
- Sinkronizimi i iPhone me kompjuterin tuaj
- Transferimi i skedarëve mes iPhone dhe kompjuterit tuaj
-
- Prezantim për CarPlay
- Lidhja me CarPlay
- Përdorimi i Siri-t
- Përdorimi i kontrolleve të integruara të makinës suaj
- Marrja e orientimeve kthesë pas kthese
- Ndryshimi i pamjes së hartës
- Kryerja e telefonatave
- Luajtja e muzikës
- Shikimi i kalendarit
- Dërgimi dhe marrja e mesazheve me tekst
- Luajtja e podkasteve
- Luajtja e audiolibrave
- Dëgjimi i historive të lajmeve
- Komandimi i shtëpisë
- Përdorimi i aplikacioneve të tjera me CarPlay
- Risistemimi i ikonave në CarPlay Home
- Ndryshimi i cilësimeve në CarPlay
-
-
- Caktimi i kodit
- Konfigurimi i Face ID
- Konfigurimi i Touch ID
- Ndryshimi i aksesit tek artikujt kur kyçet iPhone
- Krijimi i fjalëkalimeve për faqe interneti dhe aplikacione
- Ndarja e fjalëkalimeve me AirDrop
- Plotësimi automatik i kodeve të SMS-ve në iPhone
- Menaxhimi i autentikimit dyhapësh
- Konfigurimi i iCloud Keychain
- Përdorimi i VPN
-
- Rindizni iPhone
- Rinisja me detyrim e iPhone
- Përditësimi i iOS
- Rezervimi i iPhone
- Kthimi i cilësimeve të iPhone në gjendje fillestare
- Rikthimi i të gjitha përmbajtjeve nga një kopje rezervë
- Rikthimi i artikujve të blerë e të fshirë
- Shitja ose dhurimi i iPhone
- Shuarja e të gjitha përmbajtjeve e cilësimeve
- Rivendosja e iPhone në cilësimet e fabrikës
- Instalimi ose heqja e profileve të konfigurimit
-
- Hapat e parë me funksionet e asistencës
-
-
- Aktivizimi dhe përdorimi i VoiceOver
- Ndryshimi i cilësimeve të VoiceOver
- Mësimi i gjesteve të VoiceOver
- Përdoreni iPhone duke përdorur gjestet e VoiceOver
- Kontrolli i VoiceOver me anë të rotorit
- Përdorimi i tastierës virtuale
- Shkrimi me gisht
- Përdorimi i VoiceOver me Magic Keyboard
- Shkruani Braille në ekran me anë të VoiceOver
- Përdorimi i një ekrani Braille
- Personalizimi i gjesteve dhe i shkurtoreve të tastierës
- Përdorimi i VoiceOver me pajisje treguese
- Përdorimi i VoiceOver në aplikacione
- Zoom
- Magnifier
- Display & Text Size
- Motion
- Spoken Content
- Audio Descriptions
-
-
- Informacione të rëndësishme për sigurinë
- Informacione të rëndësishme për administrimin
- Marrja e informacionit mbi iPhone
- Shfaqja apo ndryshimi i cilësimeve celulare
- Gjetja e më shumë burimeve rreth softuerit dhe shërbimit
- Deklarata e përputhshmërisë së FCC-së
- Deklarata e përputhshmërisë së ISED Canada
- Informacioni Ultra Wideband
- Informacioni i laserit të kategorisë 1
- Apple dhe mjedisi
- Informacion për hedhjen dhe riciklimin
- E drejta e autorit
Shkrimi dhe redaktimi i tekstit në iPhone
Mund të përdorni tastierën virtuale për të shtuar ose modifikuar tekstin në aplikacionet e iPhone.
Vendosja e tekstit me anë të tastierës virtuale
Në çfarëdo aplikacioni që lejon modifikim teksti, hapni tastierën duke prekur fushën e tekstit. Prekni tastet individuale për të shkruar ose përdorni QuickPath (nuk ofrohet për të gjitha gjuhët) për të shkruar një fjalë duke rrëshqitur nga njëra germë tek tjetra pa e ngritur gishtin. Për të përfunduar fjalën, ngrini gishtin. Mund të përdorni cilëndo mënyrë gjatë shkrimit e madje edhe t'i ndërroni në mes të fjalisë. (Nëse prekni pas rrëshqitjes për të shkruar një fjalë, kjo do t'jua fshijë të gjithë fjalën.)
Shënim: Ndërsa rrëshqisni për të shkruar, do të shihni sugjerime alternativash të fjalës që po shkruani, në vend të parashikimeve për fjalën e ardhshme.
Kur vendosni tekst, mund të kryeni një nga më poshtë:
Shkrimi i shkronjave kapitale: Prekni Shift ose prekni tastin Shift dhe rrëshqitni te një shkronjë.
Aktivizimi i Caps Lock: Prekni dy herë Shift.
Përfundimi i shpejtë i një fjalie me pikë dhe hapësirë: Prekni dy herë shiritin Space.
Futja e numrave, shenjave të pikësimit ose simboleve: Prekni tastin Number ose tastin Symbol .
Zhbërja e redaktimit të fundit: Rrëshqitni majtas me tre gishta.
Ribërja e redaktimit të fundit: Rrëshqitni djathtas me tre gishta.
Futni emoji: Prekni ose për të kaluar në tastierën Emoji.
Vendosja e shkronjave me theks ose e karaktereve të tjera alternative: Prekni e mbani një tast, pastaj rrëshqitni për të zgjedhur një prej atyre opsioneve.
Mund dhe të diktoni tekst ose të përdorni Magic Keyboard (ofrohet veçmas) për të shkruar tekstin.
Zgjedhja dhe rishikimi i tekstit
Për të vendosur, shqyrtuar apo zëvendësuar tekstin, kryeni një nga më poshtë:
Shfletimi i një dokumenti të gjatë: Prekni e mbani anën e djathtë të dokumentit, pastaj tërhiqni niveluesin për të gjetur tekstin që dëshironi të rishikoni.
Futja e tekstit: Prekni për të vendosur pikën e futjes ku dëshironi të fusni tekstin. Mund dhe ta lëvizni me saktësi pikën e futjes duke e tërhequr. Pastaj filloni të shkruani.
Zgjedhja e një fjale: Prekeni dy herë fjalën me një gisht.
Zgjedhja e një fjalie: Prekeni tri herë fjalinë me një gisht.
Zgjedhja e një paragrafi: Prekeni katër herë me një gisht.
Zgjedhja e një fragmenti: Prekni e mbani fjalën e parë të fragmentit, pastaj tërhiqni deri te fjala e fundit.
Pas zgjedhjes së tekstit që dëshironi të rishikoni, mund të shkruani ose prekni tekstin e zgjedhur për të parë opsionet.
Cut: Prekni Cut ose bashkoni tri gishta dy herë.
Copy: Prekni Copy ose bashkoni tri gishta.
Paste: Prekni Paste ose hapni tri gishta.
Replace: Shfaqni sugjerim teksti zëvendësues ose caktoni Sirin të sugjerojë tekste alternative.
B/I/U: Formatoni tekstin e zgjedhur.
: Shfaqni opsione të mëtejshme.
Me Universal Clipboard, mund të prisni a kopjoni diçka në njërën pajisje Apple dhe ta ngjisni në një tjetër. Mund dhe ta lëvizni tekstin e zgjedhur brenda një aplikacioni.
Lëvizja e tekstit
Në një aplikacion për modifikim teksti, zgjidhni tekstin që dëshironi të lëvizni.
Prekni dhe mbani tekstin e përzgjedhur derisa ai të ngrihet, pastaj zvarriteni në një vendndodhje tjetër brenda aplikacionit.
Nëse e tërhiqni poshtë ose lart një dokumenti të gjatë, dokumenti lëviz automatikisht.
Nëse ndërroni mendje për heqjen e tekstit, ngrini gishtin përpara se ta tërhiqni ose tërhiqeni tekstin jashtë ekranit.
Caktimi i opsioneve të shkrimit
Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionet e shkrimit, si p.sh. kontrolli drejtshkrimor dhe korrigjimi automatik.
Teksa shkruani me tastierën virtuale, prekni e mbani ose , pastaj prekni Keyboard Settings. Mund dhe të shkoni te Settings > General > Keyboard.
Në listë, aktivizoni ose çaktivizoni veçoritë speciale të shkrimit.
Korrigjimi i drejtshkrimit
Nëse shikoni një fjalë të shkruar gabim me nënvizim të kuq, mund ta korrigjoni.
Prekni fjalën e nënvizuar për të parë korrigjimet e sugjeruara.
Prekni një sugjerim për të zëvendësuar fjalën e nënvizuar.
Nëse fjala që dëshironi nuk shfaqet, shkruani korrigjimin.
Shkrimi me njërën dorë
Për ta bërë më të lehtë shkrimin me një dorë, mund të t'i lëvizni tastet më pranë gishtit të madh - në të gjitha modelet e iPhone përveç iPhone SE (gjenerata 1).
Prekni e mbani ose .
Prekni një nga skemat e tastierës. (Për shembull, zgjidhni për të lëvizur tastierën në anën e djathtë të ekranit.)
Për ta vendosur sërish në mes tastierën, prekini anën e djathtë ose të majtë.
Kthimi i tastierës në fushë gjurmimi
Prekni e mbani shiritin Space me një gisht derisa tastiera të bëhet gri e çelët.
Lëvizni pikën e futjes duke zvarritur tastierën.