Rregullimi i cilësimeve të kamerës HDR në iPhone
HDR (diapazoni i lartë dinamik) te Camera ju ndihmon të realizoni poza fantastike në situata me kontrast të lartë. iPhone shkrep me shpejtësi disa foto rresht dhe i ndërthur me njëra-tjetrën për të sjellë më shumë detaje të theksimeve dhe hijezimeve në fotot tuaja.
Si rregull, iPhone përdor HDR (për kamerën e pasme dhe të përparme) në rastet më efikase. Për rezultate optimale, mbajeni iPhone të palëvizur dhe evitoni lëvizjen e subjektit.
Çaktivizimi HDR automatike
Si rregull, iPhone e përdor vetiu HDR në rastet më efikase. Përndryshe, për ta kontrolluar HDR manualisht, veproni si më poshtë:
Në iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max, iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max: Shkoni te Settings
> Camera, çaktivizoni Smart HDR. Pastaj nga ekrani i kamerës, prekni HDR për ta çaktivizuar ose aktivizuar.
Në iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus: Shkoni te Settings > Camera, më pas çaktivizoni Auto HDR.
Për ta riaktivizuar HDR nga ekrani i kamerës, prekni HDR, pastaj prekni On.
Të gjitha modelet e tjera: Prekni HDR në krye të ekranit të kamerës, pastaj prekni Off.
Mbajtja vetëm e versionit jo HDR të një fotoje
Si rregull, versioni HDR i një fotoje ruhet te Photos. Mund të ruani dhe versionin jo HDR në të gjitha modelet përveç iPhone SE (gjenerata 2), iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.
Shkoni te Settings > Camera, pastaj aktivizoni Keep Normal Photo.