Marrja e informacionit të trafikut dhe të motit te Maps në iPhone
Tek aplikacioni Maps , shfaqni kushtet e trafikut dhe mësoni në lidhje me motin.
Mësimi i kushteve të trafikut
Nga pamja e hartës ose e satelitit, prekni
.
Nëse jeni në pamjen e transportit publik, prekni
, pastaj zgjidhni Map ose Satellite.
Aktivizoni Traffic, pastaj prekni
.
Portokallia tregon ngadalësimet dhe e kuqja tregon trafikun me ndalesa.
Për të parë një raportim incidenti, prekni një shënues incidenti (nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet apo rajonet).
Shënuesit e incidenteve tregojnë informacione si p.sh. mbylljet e korsive
, mbylljet e rrugëve
, ndërtimin e rrugëve
, aksidentet
etj.
Mësimi rreth motit
Zmadhoni hartën derisa të shfaqet ikona e motit në këndin djathtas poshtë; ikona tregon kushtet aktuale për atë zonë. Në disa rajone, indeksi i cilësisë së ajrit shfaqet po ashtu në këndin poshtë djathtas.
Për të parë parashikimin për çdo orë, prekni e mbani ikonën e motit. Prekni parashikimin për çdo orë për të parë parashikimin 10-ditor në aplikacionin Weather.
Nëse nuk dëshironi të shikoni informacionin e motit apo indeksin e cilësisë së ajrit te Maps, shkoni te Settings > Maps, pastaj çaktivizoni Weather Conditions ose Air Quality Index.